Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, votimi me postë i planifikuar të fillojë më 25 maj, do të fillojë më 21 maj 2026.


Sipas njoftimit, ky ndryshim i afatit është bërë pas njoftimit nga kontraktori për shërbime postare se kompania DHL dhe shërbimet postare në disa vende europiane nuk do të punojnë më 25 maj 2026 për shkak të një feste zyrtare dhe si pasojë, gjatë periudhës 22 – 26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave.

“Andaj, për të shmangur vonesat në dërgimin dhe pranimin e pakove me fletëvotime, janë ndërmarrë aktivitete përgatitore që procesimi dhe dërgimi i pakos me fletëvotim për secilin votues të regjistruar për votim me postë të bëhet më herët”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Zgjedhjet e parakohshme në Republikën e Kosovës mbahen mbahen më 7 qershor.