LAJMI I FUNDIT:

MPJD kërkon hapësira shtesë për qendra të votimeve jashtë Kosovës, KQZ refuzon

MPJD kërkon hapësira shtesë për qendra të votimeve jashtë Kosovës, KQZ refuzon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Në këtë letër, është kërkuar hapësira shtesë për qendra të votimeve jashtë Kosovës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Anëtarët e KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë kundërshtua këtë kërkesë.


Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo kërkesë është e kundërligjshme pasi që sipas tij kjo vjen nga radhët si kryetare e partisë, siç është Donika Gërvalla.

“E para konsideroj që shkresa të tilla të cilat vijnë me kufizime kaq të shkurta kohore janë të paarsyeshme për t’u trajtuar. E dyta jemi duke fol për një shkresë e cila vjen nga radhët e një kryetare të një partie politike, pra nuk vjen në cilësinë administrative institucionale, pra do duhej të vinte nga sekretari i MPJD-së… Lidhur me temën që kërkohet të trajtohet përmes kësaj shkrese, konsideroj që kjo temë është mbyllur atëherë kur e ka pas kohën në kuadër të Ligjit për Zgjedhje që ka qenë 28 gushti dhe kur janë miratuar të gjitha qendrat e votimit sa i përket votimit fizik në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Për hir të korrektsisë edhe me ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje të përgjithshme, duke ëprfshirë këtu të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës përjashto këtu Listën Serbe, kanë mbështetur një Ligj që mundëson votimin fizik në Ambasada”, theksoi ai.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Elezi nga KQZ: Subjektet politike ende nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve, afati i fundit është më 11 dhjetor
Lexo po ashtu Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Elezi nga KQZ: Subjektet politike ende nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve, afati i fundit është më 11 dhjetor

Po ashtu kundër kësaj kërkesë ishte edhe anëtari tjetër i KQZ-së nga radhët e LDK, Sami Hamiti.

Hamiti konsideron se kjo shkresë është ndërhyrje në institucionin e KQZ-së.

“Konsideroj se për këtë shkresë nuk do të duhej të debatonim… Kjo shkresë është ndërhyrje direkte në institucionin e pavarur, mund ta trajtoni qysh të doni… Është një proces zgjedhor, i cili me ligjin zgjedhor që është bërë një vit dhe janë përcaktuar ato qendra votimi dhe janë ankimuar, madje vendimet e Gjykatave i kanë dhënë të drejtë KQZ-së në secilën pikë”, tha ai.

Ndërsa, Sami Kurteshi anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kërkesa e MPJD-së nuk përbën presion.

“Ajo është zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme, kjo është e para… U përmenden Gjykatën. Unë po e lexoj dhe tash po e lexoj dhe bash u mendova se çfarë presioni qenka duke i bërë me ketë letër në kryetarin. Nuk po shoh fjali që i bën presion as ndaj kryetarit e as ndaj KQZ-së. Kështu nuk ka kurrfarë presioni, vetëm është kërkuar ajo që është me të drejtë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori