Kanë përfunduar të gjitha aktivitetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.
Në KQZ thonë se deri tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi dhe janë të gatshëm që nesër në orët e hershme të mëngjesit të bëjnë shpërndarjen e fletë-votimeve dhe materialit të ndjeshëm, në mënyrë që vend-votimet të hapën në orën 07:00.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi thotë se i kanë kryer të gjitha procedurat në mënyrë që qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre.
“Të dielën në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet shpërndarja e fletë-votimeve dhe materialit tjetër të ndjeshëm zgjedhor. Shpërndarja e këtij materiali do të bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, duke u mbështetur në planifikimet që kemi bërë para fillimit të votimit bëhet edhe rregullimi final i vendvotimeve. Ndërkaq, hapja e vendvotimeve do të bëhet në orën 07:00 të mëngjesit”, thotë ai.
Ai tregon për numrin e komisionarëve që do të jenë të angazhuar në 87 vend-votime sa do jenë gjithsej në katër komunat në veri.
“Numri i përgjithshëm i komisionarëve apo anëtarëve të këshillave të vend-votimit që do të jenë të angazhuar në 87 vend-votime në këto katër komuna është rreth 670 komisionarë, ndërkaq numri i vëzhguesve të akredituar nga ana e KQZ-së dhe të cilët do të mund të përcjellin këtë votim është rreth 500 vëzhgues. Këta vëzhgues përfaqësojnë dy parti politike, dy misione ndërkombëtare, dy zyre ndërlidhëse, 12 ambasada, dy organizata jo-qeveritare ndërkombëtare, katër organizata jo-qeveritare vendore dhe 16 shtëpi mediale”, tha ai.
Gjatë ditës kur do të mbahen zgjedhjet në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveqan, KQZ ka paraparë mbajtjen e pesë konferencave, ndërsa për orën e saktë të publikimit të rezultateve preliminare në KQZ, thonë se do t’i njoftojnë mediat në ndërkohë.
Për zgjedhjet në veri garojnë PDK, Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto katër komuna është 57 mijë e 983 votues, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, në zgjedhjet për kryetar në këto komuna, sipas të dhënave të KQZ-së, kishin votuar rreth 24 mijë qytetarë me të drejtë vote apo rreth 42%.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri erdhën pas veprimit të kryetarëve në këto katër komuna, të cilët dhanë dorëheqje në shenjë proteste për veprimin e qeverisë së Kosovës-vënien e taksës 100% ndaj produkteve serbe./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë