Është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve që do të garojnë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


Elezi tha se "gjatë ditës do të publikohet lista me emrat e të gjitha subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim".

Gjithashtu, Elezi deklaroi se gjatë ditës së enjte KQZ do të vazhdojë me mbledhjen e radhës për certifikimin e grupit të dytë të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit dhe listën me kandidatët e tyre.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor./Telegrafi/