LAJMI I FUNDIT:

KQZ decertifikon Zafir Berishën, i pamundësohet gara për të parin e Prizrenit

KQZ decertifikon Zafir Berishën, i pamundësohet gara për të parin e Prizrenit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikimin e 86 kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave me 8 vota për 1 abstenim dhe 1 kundër.

Me këtë vendim kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha decertifikohet dhe i pamundësohet gara për të parin e Prizrenit.

Anëtarët e KQZ-së ishin të ndarë rreth këtij vendimi.


Anëtari i KQZ-së, Eshref Vishi, nga Nisma për Kosovën tha se është kundër pasi e quajti të padrejtë.

Adnan Rrustemi, nga Vetëvendosje kërkoi që të mos largohen nga lista ata që janë dënuar qoftë për një shkelje në komunikacion, por t’i largojnë ata që janë të dënuar për korrupsion apo krime tjera të rënda.

Edhe Betim Gjoshi, nga PDK tha se ligji është arbitrar dhe i fut me një thes të gjithë të dënuarit qoftë për dënime komunikacioni apo dënime tjera.

Ai tha se për këtë ligji duhet të ndryshohet menjëherë nga Kuvendi i Kosovës sepse ligji është arbitrar.

Megjithatë ai tha se pavarësisht kësaj, ligji duhet zbatuar. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori