KQZ certifikoi kandidatët për zgjedhjet në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje, ku mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) që do të mbahen më 4 dhjetor 2016.
Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe se konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet për certifikimin e tyre, thuhet në komunikatën e KQZ-së.
Pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve, si në vijim:
Partia Demokratike e Kosovës – Ramiz Lladrovci Lidhja Demokratike e Kosovës – Bedri Nika Nisma për Kosovën – Isa Xhemajlaj Aleanca Kosova e Re – Elmi Thaçi Fjala – Vehbi Berisha Kandidat i Pavarur – Xhavit Drenori Kandidat i Pavarur – Naim Bazaj Kandidat i Pavarur – Rrahim Elshani
Po ashtu, gjatë mbledhjes Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretaritatit të KQZ-së, Enis Halimi bëri të ditur se përgatitjet për zgjedhjet në këtë komunë janë duke vijuar sipas Planit Operacional të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


















































