LAJMI I FUNDIT:

KPM e AMA vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit

KPM e AMA vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit

Një delegacion i përbashkët i dy rregullatorëve të medias, së Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA),  është duke zhvilluar vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit, përfaqësuesit e dy autoriteteve rregullatorë, kryesuar nga Xhevat Latifi, dhe nga Armela Krasniqi zhvilluan takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u pritën nga Martin McDowell, Drejtor i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

“Dinamika e zhvillimeve në të dy autoritetet rregullatorë, si dhe sfidat me të cilat ato përballen, u prezantuan gjatë takimit, ku u vu theksi më shumë tek garantimi i lirisë së medias dhe konkurrencës së ndershme në transmetimet audio/audiovizive, por edhe duke përmendur dhe përpjekjet që bëhen për të evituar fenomenet e ç’rregullimit informativ, më shumë në formën e dizinformimit apo propagandës”, thuhet në njoftimin për media të KPM-së.


Tutje, thuhet se të gjitha përpjekjet bëhen edhe më imperative duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe dizinformimin që është permanent si kërcënim për të gjithë shoqëritë demokratike.

“Sektori audiovizual u konsiderua si një hapësirë ku mund të bashkëpunohet me institucionet homologe apo subjekte të SHBA-ve për të ndikuar dhe mbështetur projekte të përmirësimit të cilës dhe shumëllojshmërisë së  përmbajtjeve të transmetuara, si dhe rritjes së standarteve të rregullimit të operatorëve të licencuar në treg”.

“Drejtori Mcdowell duke falënderuar të dy kryetarët për punën që kryejnë institucionet rregullatore në Shqipëri dhe Kosovë përcolli dhe përshëndetje më të mira të z.Grabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar i Zyrës për Çështje Evropianë dhe Euroazinë. Z. Escobar për shkak të një axhende pune në rajon nuk mundi të përshëndeste personalisht delegacionet  e AMA e KPM”.

Takimet e përfaqësuesve nga KPM dhe AMA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori