LAJMI I FUNDIT:

Kozmetika stomatologjike

Kozmetika stomatologjike

Estetika kirurgjike në përgjithësi është bërë shumë popullore, shumë njerëz shpenzojnë shuma të mëdha parash duke u përpjekur për të ndryshuar, duke mos u pajtuar për të pranuar atë që natyra ka nda për ata.

Kozmetika stomatologjike është pjesë e stomatologjisë bazë, por disa burime pohojnë se shumë procedura janë më pak të dhimbshme këtu. Po ashtu, edhe dhimbjet e mundshme që e shoqërojnë këtë, arsyetohen nga shumica e atyre pacientëve që janë të apasionuar pas estetikës.

Disa nga trajtimet që hyjnë në kozmetikën stomatologjike janë:
1. Largimi i gurit dhe lustrimi i dhëmbëve
2. Vendosja e bixhuve në dhëmbë
3. Zbardhja e dhëmbëve, etj.

Sigurisht janë femrat ato që aplikojnë më shumë tretmanet e kozmetikës stomatologjike, por sot edhe meshkujt kryejnë tretmane të tilla, por krahasuar me femrat më pak.
Meqë, të gjithë do të donim të kishim një pamje shumë të bardhë të dhëmbëve që shoqëron buzëqeshjet tona, padyshim do t’i bënte mahnitëse, jo të gjithë mund të aplikojmë tretmane të tilla, sepse shumë prej tyre kanë kosto të papërballueshme nga të gjithë ata që do të donin. Atëherë ne ofrojmë një këshillë të vogël e cila, jo që nuk është e dhimbshme, por është edhe shumë e shijshme.


Sugjerimi është përdorimi i luleshtrydhes, e cila përmban acid malik, që bënë mrekulli në largimin e njollave. Ju mund të hani dhe po ashtu një pjesë ta kaloni nëpër mishin e dhëmbëve. Gjithashtu luleshtrydhja është e mirë edhe për dietë, sepse përmban një varg vitaminash. Prandaj hani luleshtrydhe dhe qeshni pafundësisht. /Telegrafi/