Kovaçevski – Scholz: Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj evropiane, kemi inkurajim dhe mbështetje të fortë nga Gjermania

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, pas pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë, ka zhvilluar një takim me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. Në këtë takim, diskutuan për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet aktuale në rajon. Kryeministri Kovacevski e njoftoi kancelarin Scholz për hapat e ndërmarra nga Maqedonia e Veriut në përgatitje për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Gjermania dhe kancelari Scholz shprehën mbështetjen e tyre të vazhdueshme për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ata inkurajuan vazhdimin e përpjekjeve për integrim, duke e vlerësuar këtë si një hap pozitiv drejt përmbushjes së kritereve për anëtarësim. Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut nuk duhet të humbasë mundësinë unike për anëtarësim në BE dhe shtoi se integrimi është shembulli i duhur për vendin.
Në kontekstin e bashkëpunimit rajonal, u theksua se përshpejtimi i procesit integrues ka ndikim pozitiv në stabilitetin politik dhe ekonominë e rajonit. Kryeministri dhe kancelari pajtuan se anëtarësimi në BE sjell përparim në drejtësi sociale, demokraci, dhe përmirësim të jetesës së qytetarëve.
Kryeministri Kovaçevski dhe kancelari Scholz diskutuan edhe për aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjermania mbetet një nga partnerët më të përkushtuar dhe një vend që ofron mbështetje të jashtëzakonshme për vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë