LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut po bëhet qendër energjetike, me transformimin e gjelbër sigurojmë prodhim të qëndrueshëm dhe pavarësi energjetike

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut po bëhet qendër energjetike, me transformimin e gjelbër sigurojmë prodhim të qëndrueshëm dhe pavarësi energjetike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve, theksoi se edhe këtë vit vendi po vazhdon transformimin e suksesshëm drejt energjisë së gjelbër, duke vazhduar me investimet në termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme. Këto investime duhet t’i sigurojnë Republikës së Maqedonisë së Veriut prodhim më të madh të energjisë elektrike dhe pavarësi energjetike të vendit.

“Vetëm në vitin 2022 janë ndërtuar dhe elektrocentrale dhe prodhojnë energji elektrike me mundësinë prej 152 megavat kapacitet të instaluar që prodhojnë energji elektrike nga burime të ripërtërishme. Vitin e kaluar Komisioni Rregullator i Energjetikës ka dhënë 267 leje për prodhimin e energjisë elektrike të gjelbër. Këto investime kanë një kontribut të rëndësishëm në transformimin dhe pavarësinë energjetike.

Këto termocentrale të reja që prodhojnë energji elektrike nga dielli, era, uji dhe biogazi, të cilat janë ndërtuar në një vit, janë të barabarta me kapacitetet energjetike që janë ndërtuar prej vitesh, si HEC Kozjak, HEC Sveti Petka dhe parku i erës Bogdanci. Ajo që është bërë prej vitesh, tashmë bëhet në vetëm një vit. Me fuqinë e instaluar të këtyre 152 megavatëve, vetëm në vitin 2022 mund të plotësohen nevojat e 65.700 amvisërive me konsum mesatar të energjisë elektrike. Gjegjësisht, nevojat e amvisërive nga gjashtë qytete të vendit mund të plotësohen nga këto kapacitete nga burime të ripërtëritshme, si Ohri, Tetova, Kratova, Krusheva, Kriva Pallanka dhe Sveti Nikolla. Kapaciteti, i krijuar, i investuar dhe i vendosur në rrjet vetëm në vitin 2022”, tha Kryeministri Kovaçevski.


Kryeministri theksoi se me ndryshimet në Ligjin për ndërtim u thjeshtuan procedurat për ngritjen e termocentraleve fotovoltaike, të cilat më parë kanë zgjatur me muaj dhe që përbënin pengesën më të madhe për instalimin e termocentraleve fotovoltaike për amvisëritë.

“Investitorët tashmë janë të detyruar vetëm të njoftojnë Komunën dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme me projektin bazë për termocentralin, të cilën e bën një kompani e autorizuar. Për personat juridikë do të kërkohet ekstrakt nga regjistri qendror dhe për personat fizik kopje e letërnjoftimit, më pas titulli i pronës së objektit në të cilin është vendosur dhe projekti bazë për ekzekutimin e termocentralit në të cilën duan të investojnë. Inspektorët komunal do të kontrollojnë nëse janë instaluar fotovoltaikë siç është paraparë me projektin”, tha Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori