LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: LSDM do të jetë fituese e zgjedhjeve, unë do të jem kryeministër

Kovaçevski: LSDM do të jetë fituese e zgjedhjeve, unë do të jem kryeministër

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër aktual i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se partia e tij do të jetë fituese në zgjedhjet e radhës dhe se ai sërish do të jetë kryeministër i vendit.

Ai theksoi se për partinë e tij nuk është fare e rëndësishme nëse zgjedhjet do të jenë në maj apo qershor.

“Pasi me siguri do të bëjmë koalicion që do të fitojë zgjedhjet. Një koalicion që me siguri do të formojë qeverinë e re dhe kandidati për president që do të propozohet nga LSDM dhe do të përkrahet nga koalicioni evropian do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Pas zgjedhjeve do të jem sërish anëtar i qeverisë dhe do të jem kryetar i qeverisë që do ta udhëheqë qeverinë që do ta sjellë vendin në BE”, tha Kovaçevski.


Sa i përket modalitetit për mbajtjen e zgjedhjeve, ai tha se kanë bisedime me partnerët e koalicionit dhe kur të kenë informacione konkrete do t’i ndajnë me opinionin.

“Tashmë vitin e kaluar, në paraqitjet e mia në forumet që kishim organizuar nga LSDM-ja, por edhe në paraqitjet e partnerëve tanë të koalicionit, para së gjithash e kam fjalën për BDI-në, u kuptua qartë se Maqedonia e Veriut ka dy koncepte. Njëri është koncepti europian, i cili përbëhet nga partnerët e koalicionit që drejtojnë sot qeverinë. Një koncept që avokohet për integrimin e shtetit në BE, drejt anëtarësimit në NATO, zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe respektimit të të gjithë fqinjëve, duke zbatuar kornizën e negociatave që është miratuar në parlamentin tonë”.

“Në atë platformë, besoj se ky koalicion do të jetë dakord për zgjedhjet e ardhshme dhe do të jetë koalicioni fitues që do ta sjellë vendin në BE. Ju thashë që në fillim të këtij mandati. Ne do të kemi një qeveri teknike siç e parashikon ligji, sepse është zgjidhje ligjore 100 ditë para zgjedhjeve. Por, pas zgjedhjeve do të jem përsëri mandatar i qeverisë dhe do të jem kryetar i qeverisë që do të udhëheq një qeveri që do ta sjellë vendin në BE”, tha Dimitar Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori