LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian shfaqet e mahnitshme me penel të inspiruar nga vitet ’60

Kourtney Kardashian shfaqet e mahnitshme me penel të inspiruar nga vitet ’60

Gjatë muajve të fundit, Kourtney ka provuar shumë pamje të reja të ndryshme.

Krahas prerjes së saj bob të saj të hapur, ajo ka provuar topuzët nostalgjikë të viteve ’90 dhe madje edhe buzët e lyera mbi vijë të stilit të viteve ’90.

Tani, motra më e madhe Kardashian po provon diçka tjetër: penel dramatik. Sigurisht, Kourtney ka vendosur penel shumë herë më parë, por në një selfie të postuar së fundmi në Instagram Stories, ylli i realitetit duket se po eksperimenton me një qasje më dramatike ndaj trendit klasik të grimit.


Peneli i syve të Kourtney është shumë i trashë dhe është tërhequr lart në një krah shumë të pjerrët. Për të përfunduar sytë, ajo ka vendosur qerpikë fals të valëzuar për një përfundim të mrekullueshëm të stilit të viteve ’60.

Sa i përket thonjve, ajo ka një manikyr super të errët ngjyrë gështenjë që përputhet në mënyrë të përkryer me zinxhirin e kostumit të saj.  /Telegrafi/