Aftësitë e stilimit të Travis Barker nuk ndalen te gërshetat.

Bateristi i grupit Blink-182 provoi dorën e tij në një ndryshim flokësh më të përfshirë javën e kaluar, duke prerë atë që dukej se ishte një gjatësi e konsiderueshme e flokëve të së dashurës Kourtney Kardashian.


"Prerje flokësh nga Travis Barker," shkroi Kourtney në Instagram, duke shkrepur një fotografi të flokëve të saj të prera në dysheme.

image 2

Edhe pse ajo ende nuk ka ndarë pamjen përfundimtare, bazuar në atë që  shihet, transformimi nuk ishte i vogël.

Ndërsa ylli ka eksperimentuar me stile më të shkurtra gjatë viteve, ajo ka mbajtur flokët më të gjatë në muajt e fundit. /Telegrafi/