Ylli i televizonit, Kourtney Kardashian thuhet se ka mirëpritur djalin e saj.People ka raportuar se 44-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Travis Barker, 47-vjeçar, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Ka qenë një rrugë e gjatë për çiftin e famshëm pasi kaluan dy vite në përpjekje për të ngjizur fëmijën, shkruan DailyMail.


jjjj 1

Kourtney provoi IVF disa herë dhe ajo nuk mbeti shtatzënë derisa më në fund ndërpreu të gjitha trajtimet në fund të vitit të kaluar. Veteranja e “Keeping Up With The Kardashians” ka thënë në të kaluarën se ajo mendon se të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale ishte 'plani i Zotit'.

Themeluesja e “POOSH” vuajti gjithashtu nga një frikë. Në shtator ajo bëri një operacion të frikshëm në fetus për të shpëtuar jetën e foshnjës së saj të palindur.

2 13

Vetëm pak ditë para se të ndodhte lindja, Travis zbuloi publikisht se ai dhe Kourtney po planifikonin ta emërtonin djalin e tyre Rocky Thirteen Barker.

Duke u shfaqur në serialin “The Kardashians”, ai gjithashtu zbuloi se data e lindjes së Kourtney ishte afër festës së Halloween-it.

777

Duke hedhur “benzinë mbi zjarrin” e thashethemeve të lindjes, motra e Kourtney, Kylie Jenner, u pa jashtë spitalit të premten, ashtu si edhe vetë Travis.

Ky është fëmija i katërt për Kourtney pasi ajo tashmë ka tre fëmijë - Mason, Penelope, dhe Reign me ish-të dashurin Scott Disick, 40 vjeç. /Telegrafi/

77402355 12651365 Baby joy The baby is here Reality TV siren Kourtney Kardashian h m 45 1699115392666