LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Triumfoi politika e paqes

Kotzias: Triumfoi politika e paqes

Ish-kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, i cili nënshkroi marrëveshjen e Prespës, pas ratifikimit të tij në Kuvendin grek tha se triumfoi politika e paqes.

“Tani duhet urgjentisht të miratohet, së bashku me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut, të gjitha masat pozitive të parashikuara nga marrëveshja e Prespës, për të ardhmen tonë të përbashkët. Zoran dhe Nikolla, historia është një shkollë, jo një burg. Ne qëndrojmë së bashku në anën e vërtetë të historisë”, shkroi Kotzias në Twitter.

Sot Kuvendi i Greqisë me 153 vota “për” ratifikoi marrëveshjen e Prespës. /Telegrafi/