Gjatë takimit të diskutueshëm mes Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump që u zhvillua të premten, lideri ukrainas u pyet nga një gazetar se pse nuk vesh kostum.
Për ukrainasit, kjo është një shfaqje solidariteti, e cila e përcjell luftën e tyre në pjesën tjetër të botës.
Kur Zelensky doli nga automjeti i tij në Uashington të premten, ai u përshëndet nga Donald Trump me një shtrëngim duarsh dhe me fjalët “qenkeni veshur i gjithi sot”.
Por, ishte vetëm i pari nga disa komente që Zelensky do të merrte për stilin e tij të veshjes atë ditë.
“Pse nuk vesh një kostum”, e pyeti Brian Glenn, reporter i rrjetit kabllor konservator Real America.
“Ti je në nivelin më të lartë në zyrën e këtij vendi dhe refuzon të veshësh një kostum”, vazhdoi ai.
Pyetjet nuk mbaruan me kaq.
“A keni një kostum?” Glenn vazhdoi, duke shtuar se “shumë amerikanë e kanë problem që ju nuk respektoni dinjitetin e kësaj zyre”.
Presidenti Zelensky u përgjigj thjesht: “Do të vesh kostumin pasi të përfundojë kjo luftë”.
Bëhet e ditur se në udhëtimet e tij të shumta ndërkombëtare në përpjekje për të siguruar mbështetje ushtarake dhe financiare për vendin e tij, presidenti ukrainas ka zgjedhur të heqë dorë nga veshjet tipike të një kreu shteti.
Në vend të një kostumi dhe këpucëve, Zelensky ka zgjedhur bluza të thjeshta, shpesh të zeza ose të gjelbra, që mbajnë simbolin ukrainas, si dhe çizme.
Kjo ka qenë zgjedhja e tij që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022.
Gjatë vizitës së tij të parë në SHBA, pas fillimit të agresionit rus, Zelensky iu drejtua Kongresit me një “bluzë të gjelbër”.
Ai ka veshur veshje të ngjashme gjatë vizitave të shumta shtetërore, intervistave televizive dhe takimeve me ushtarë në vijën e frontit.
Garderoba e tij ka qenë e njëjtë edhe gjatë bisedimeve me liderët botërorë apo kur ai është bashkuar me bashkatdhetarët e tij për të kënduar himnin kombëtar.
Ashtu si të gjitha zgjedhjet e tij si lider, vendimet e Zelenskyt se çfarë të veshë janë të qëllimshme.
Që nga shpërthimi i luftës, stili i tij ka përjetuar një ndryshim të dukshëm, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Presidenti i mëparshëm pa mjekër, tani ka një mjekër. Dhe para agresionit rus, ai vishej si çdo lider tjetër botëror.
“Ky është realiteti në të cilin po jetojmë. Natyrisht, presidenti ynë do ta pasqyrojë këtë”, tha Agatha Gorski, bashkëthemeluese e Projektit Shadows, një OJQ që synon ruajtjen dhe popullarizimin e kulturës ukrainase.
“Nëse po ecni nëpër Kiev, atëherë e shihni se njerëzit duken kështu”, shton ajo.
“Kjo formon një narrativë. Një rrëfim shumë i rëndësishëm se ne jemi në luftë dhe se kjo është reale”, përfundon Gorski.
Megjithatë, Zelensky nuk është lideri i parë botëror që ka veshur veshje ushtarake në mbështetje të përpjekjeve luftarake të vendit të tij.
Winston Churchill vizitoi Shtëpinë e Bardhë me një kostum të krijuar fillimisht për t’u përdorur në strehimoret e sulmeve ajrore.
Por ndryshe nga Churchill, Zelensky e ka bërë veshjen e tij një pjesë të qëndrueshme të imazhit, duke mos “u shndërruar” në veshje zyrtare për ngjarje diplomatike dhe duke mos lënë askënd të harrojë mesazhin që ai po përpiqet të përcjellë për gjendjen e vendit të tij.
Uniforma ushtarake është e lidhur me fuqinë dhe është veshur jo vetëm nga liderët në luftë, por nga udhëheqësit që duan të projektojnë një ndjenjë arritjeje, fuqie dhe autoriteti.
E veshur nga gjeneralë të ushtrisë, veteranë të aftë dhe shtetarë, uniforma mund t’i shtojë një ndjenjë legjitimiteti dhe përvoje kujtdo që e vesh.
Por veshja tipike e Zelenskyt nuk është aspak uniforme.
Ai nuk vesh saktësisht të njëjtën veshje si ushtarët ukrainas që luftojnë dhe nuk është i stolisur me medaljet e arritjeve të tij në betejë.
Ajo që ngjall stili i tij është ndjenja e një ushtari jashtë detyrës, të çdo njeriu të vendit të tij.
“Presidenti ynë është përfaqësimi shumë specifik i asaj se kush jemi, çfarë mesazhi duam t’i japim pjesës tjetër të botës, dhe veshja e tij është pjesë e këtij mesazhi dhe ato janë pjesë e markës personale që nuk e përfaqëson vetëm atë, por na përfaqëson ne si një vend”, tha Gorski.
Gorski sugjeron se kritikat me të cilat u përball për stilin e tij të veshjes nuk ndiheshin vetëm në Zyrën Ovale.
Në vend të kësaj, ajo beson se pyetja dukej “si të ishte një tallje e ushtarëve që po luftojnë për mbijetesën e vendit të tyre dhe fakti që udhëheqësi i tyre zgjedh të veprojë në solidaritet me ta”.
Në rastin e Zelenskyt, argumenton ajo, qëllimi i zgjedhjeve të tij ka peshë të veçantë.
“Unë mendoj se Zelensky e di këtë më shumë se kushdo tjetër, sepse ai ka një histori si një komedian, si një aktor”, vazhdoi Groski.
Ndryshe, ndërsa lideri ukrainas është i fundit që është “përbuzur” për stilin e tij, gruaja e tij, Olena Zelenska, është gjithashtu nën vëzhgim për zgjedhjet e saj të modës.
Në vitin 2022, debate të nxehta shpërthyen në internet mbi vendimin e Zelenskas për të marrë pjesë në një fotosesion të Vogue.
Përveç vendimit për të marrë pjesë në fotosesion, disa e konsideruan zgjedhjen e Zelenskas për të ndjekur modën ndërsa lufta po vazhdonte – si kontradiktore me përpjekjet e luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Izraeli nuk do të gjejë paqe pa themelimin e shtetit palestinez – thotë Erdogan

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës