LAJMI I FUNDIT:

Kostoja e “Pranverës Arabe”, 614 miliardë dollarë deri më tani

Kostoja e “Pranverës Arabe”, 614 miliardë dollarë deri më tani

Lëvizja që mori emrin Pranvera Arabe i ka kushtuar rajonit 614 miliardë dollarë që prej fillimit të saj në vitin 2011. Ky vlerësim jepet nga OKB dhe është hera e parë që bëhet nga një organizëm ekonomik.

Sipas komisionit ekonomik dhe social të OKB për Azinë Perëndimore, dëmi i shkaktuar është i barabartë me 6% të Produktit të Brendshëm Bruto të rajonit që nga viti 2011 deri në 2015.

Revolta që nisi në Tunizi, solli rrëzimin e krerëve të katër vendeve dhe luftëra civile që ende vazhdojnë në Libi, Siri dhe Jemen. Mësohet se komisioni ekonomik i OKB shfrytëzoi parashikimet e rritjes ekonomike për rajonin para revoltës për të dalë me këtë shifër.


Në të përfshihen edhe vendet që nuk u prekën drejtpërdrejtë nga konflikti politik, por që vuajtën efektet anësore si fluks i madh refugjatësh, humbje remitencash dhe humbje në fushën e turizmit.

OKB tha se në Siri, ku protestat antiqeveritare u përshkallëzuan në një luftë të përgjakshme civile ku tani janë përfshirë edhe fuqitë e huaja, humbjet e GDP-së dhe kapitalit janë 259 miliard dollarë që prej vitit 2011.

Ndërsa në vendet e përfshira nga pranvera arabe, ku pati tranzicion politik, qeveritë e reja nuk kanë bërë asnjë reformë ekonomike për të adresuar çështjet që sollën revoltat, një paralajmërim në raportin e OKB, që mes rreshtave sugjeron se trazirat mund të rikthehen. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori