LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Pa Marrëveshjen e Prespës nuk ka as BE as NATO

Kostadinov: Pa Marrëveshjen e Prespës nuk ka as BE as NATO

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov nëpërmjet një konference për shtyp thotë se “paralajmërimet e OBRM-PDUKM-së se do të angazhohen për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës janë kërcënime të drejtpërdrejta për anëtarësimin tonë në NATO, dhe kjo rrezikon integrimin në BE dhe të ardhmen tonë”.

“Ulësja në NATO është ulëse për Republikën e Maqedonisë së Veriut, vendi i 30-të në NATO, aleancës më të fuqishme. Pa Marrëveshjen e Prespës ajo ulëse në NATO nuk do të ishte e mundshme”, tha Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se në periudhë kur Spanja fillon ratifikimin e fundit të Protokollit për anëtarësimin në NATO, OBRM-PDUKM rrezikon me shfuqizim të Marrëveshjes së Prespës dhe se pa këtë marrëveshje nuk ka as anëtarësim në NATO.


“Është e qartë, të gjithë që rrezikojnë shfuqizimin e marrëveshje, e rrezikojnë edhe anëtarësimin në NATO, që është rrezik i drejtpërdrejtë për shtetin. Qëndrimet e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së janë të papërgjegjshme, anti-shtetërore dhe në kundërshtim me qëllimet strategjike të shtetit”, tha Kostadinov duke shtuar se se LSDM bashkërisht me kapacitet demokratike qytetare në shtet garanton se Marrëveshje e Prespës do të krijojë të ardhme e që në të ardhmen, sipas tij, do të thotë anëtarësim në NATO dhe nisje të bisedimeve me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori