LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Mickoski nuk arriti ta shpëtojë Gruevskin

Kostadinov: Mickoski nuk arriti ta shpëtojë Gruevskin

“Krahas gjithë bllokimeve, ndalimeve, kundërshtimeve të Ligjit për Prokurori Publike, Hristijan Mickoski pësoi disfatë”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov dhe shtoi se me këtë ligj nuk ka amnisti të fshehur për krimin dhe se përgjegjësia do të bie mbi të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

“Dobët, ekzekutuesi Mickoski nuk arriti. Trego se sa herë sot t’u paraqit shefi yt nga Budapesti dhe të qortonte pse nuk arrite ta mbrosh”, tha Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kostadinov theksoi se me këtë ligj përfundim gjyqësor do të kenë të gjitha rastet gjyqësore ku të akuzuar janë ish-funksionarët e OBRM-PDUKM-së, duke përfshirë këtu edhe Nikolla Gruevskin.


“Në këtë ligj nuk ka amnisti të fshehur, për secilin që ka aktakuzë do të përgjigjet para institucioneve”, tha Konstadinov duke thënë sqaruar se opinioni e din shumë se cilët zëra u dëgjuan në bomba dhe se si funksionarë të OBRM-PDUKM-së dakordësoheshin për tenderët, planifikonin luftë, kurdisnin zgjedhje, vidhnin, shkelnim, rrihnin dhe keqpërdoronin.

Sipas tij, bombat do të mbesin dëshmi deri në afatin ligjor (30 qershor) ndërsa për lëndët tjera indicie dhe se të gjitha proceset gjyqësore të PSP-së do të kenë vendime gjyqësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori