LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Mickoski kopjon programin e LSDM-së

Kostadinov: Mickoski kopjon programin e LSDM-së

“Mickoskit, kur të kapin duke kopjuar, bie në provim. Mickoski ra në provim, mund të paraqitet pas katër viteve, nëse ende mbetet kryetari i OBRM-PDUKM-së pas humbjes së 12 prillit”, tha sot zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp.

“Sot e pamë se si ekzekutuesi i Gruevskit, Hristijan Mickoski, po e kopjon programin e LSDM-së për infrastrukturë”, thotë Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Mickoski nuk ka ide e as program dhe se është i fokusuar në mbrojtjen e krimit të Gruevskit.


“Asgjë s’ka ndryshuar në OBRM-PDUKM, mbetet e partia e njëjtë, parti e kapur nga Nikolla Gruevski. Qytetarët e dinë, për 11 vite sundim të OBRM-PDUKM-së u ndërtuar 10 kilometra rrugë. Opinioni e din se gjatë sundimit të OBRM-PDUKM-së paratë e buxhetit shkonin në barok, përmendore në vend të autostradave, kanalizime dhe ujësjellës. Çdo projekt ishte i kriminalizuar me skandale korruptive, me përqindje, ashtu siç dëgjuam në bisedat e Gruveskit dhe Janakieskit të llojit ‘të mos e teprojmë'”, deklaroi Kostadiniv.

Ai shtoi se për dallim nga partia e Mickoskit, LSDM për vetëm dy vite e gjysmë ndërtoi 750 kilometra rrugë, përfundoi autostradën Milldainovci Shtip dhe nisi ndërtimi i autostradës për në Ohër ku rregulluan disa gabime në projekt.

“S’ka rrugë në vend që nuk është rindërtuar apo është në fazën e rindërtimit. Për vetëm 2.5 vite ndërtuan 400 kilometra kanalizime dhe ujësjellës”, tha Kostadinov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori