LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Kërkojmë zgjedhje sa më shpejt që është e mundshme

Kostadinov: Kërkojmë zgjedhje sa më shpejt që është e mundshme

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtypa tha se “kjo periudhë është e rëndësishme për shtetin”.

“LSDM vazhdon të udhëhiqen nga këto tre parime kyçe. E para është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, e dyta është transformim i shpejtë i ekonomisë dhe faza e tretë është institucione funksionale – garanci për demokraci të fortë”, tha Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kostadinov thotë se sipas të dhënave zyrtare, mund të thuhet se epidemia është nën kontroll dhe se shteti dhe shoqëria mund ta jetojnë normalitetin e ri.


“Për transformim të ri dhe të shpejtë të ekonomisë dhe institucione funksionale që garantojnë demokraci të fortë nevojiten zgjedhje në terminin e parë të mundshëm. Zgjedhjet e parakohshme kuvendare që u caktuan dhe u anuluan, duhet të mbahen në terminin e parë të mundshëm, ndërsa fushata parazgjedhore duhet të jetë sipas protokolleve shëndetësore”, tha Kostadinov.

Sipas Kostadinov, afatet për proces zgjedhor vazhdojnë menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa KSHZ, sipas Kostadinov, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme duhet t’i përfundojë detyrat e veta dhe në afat prej 22 ditësh të mbahen zgjedhjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Lajme
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

Shëndetësi
Kalo në kategori