LAJMI I FUNDIT:

Kosovës i mungojnë gjashtë lojtarë në ndeshjen me Greqinë, ndërsa i bashkohen dy të rinj

Kosovës i mungojnë gjashtë lojtarë në ndeshjen me Greqinë, ndërsa i bashkohen dy të rinj

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar në ekip edhe dy futbollistë për ndeshjen ndaj Greqisë.

Kosova do të luajë të dielën ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, ku përball do ta ketë Greqinë.

Megjithatë, për këtë ndeshje trajneri Challandes nuk mund të llogarinë në disa lojtarë që nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Kosovës.


Challandes i mërzitur me rezultatin, por thotë se ka besim te Kosova
Lexo po ashtu Challandes i mërzitur me rezultatin, por thotë se ka besim te Kosova

Bëhet fjalë për lojtarët: Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

Pas mungesave të tyre, Challandes ka filluar t’i zëvendësojë këta lojtarë dhe tashmë ka ftuar dy emra të rinj në përfaqësuese për ndeshjen me Greqinë.

Bëhet fjalë për Rron Brojën nga KF Partizani dhe Armend Thaçin nga FC Ballkani, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit në hotel Emerald.

Gjatë ditës së sotme ekspedita e Përfaqësueses do t’i kryejë sërish testet për Covid-19, derisa në orën 16:00 do ta mbajë stërvitjen e radhës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ngase në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e kombëtareve U21, Kosovë – Angli, në orën 19:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori