Kosovë – Gjibraltar, sot dalin në shitje biletat – këto janë çmimet e tyre

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshje miqësore në muajin tetor në Prishtinë.
Dardanët do të përballen me Përfaqësuesen modeste të Gjibraltarit më 10 tetor në stadiumin Fadil Vokrri.
E biletat për këtë takim do të dalin në shitje ditën e sotme me fillim nga ora 17:00.
Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi.
Njoftimi i plotë nga FFK:Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se, sot, në orën 17:00, fillon shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar, e cila do të zhvillohet, më 10 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app Çmimet e biletave janë si vijon: Veri dhe Jug 5 euro Lindje 10 dhe 15 euro Perëndim 15 euro dhe 20 euro VIP 80 euro/Telegrafi/






















































