Qytetarët e Kosovës, për vite me radhë, ballafaqohen me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Të ardhurat e tyre janë të ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë.
Paga neto mesatare në vend llogaritet të jetë 364 euro. Kjo pagë vlen vetëm për punonjësit e sektorit publik, pasi në sektorin privat nuk dihet saktë është numri i të punësuarave, por as shuma e pagës.
E me gjithë këtë gjendje të rëndë ekonomike, kosovarët po ballafaqohen dhe me ngritje të theksueshme të çmimeve të konsumit. Madje muaji korrik po del të jetë muaji më i rëndë për konsumatorët kosovarë, shkruan Gazeta Fjala.
Mejreme Fejza, qytetare nga Prishtina thekson se çmimet e konsumit në supermarketet e tregjet kosovare janë duke pësuar rritje të mëdha. Ajo thotë se për shumicën e artikujve ajo paguan nga10 deri në 30 cent më shumë.
“Unë muajt e verës rri në Prishtinë zakonisht. Por çmimet këtë verë, realisht për këtë muaj janë shumë më të larta se sa në muajin qershor. Janë rritur çmimet e domateve, pemëve, e çmimet e tjera bazike për sofrën tonë”, thotë ajo.
Ajo tregon se përkundër gjendjes jo të mirë ekonomike, detyrohet të blejë produktet në supermarket e tregje me po ato çmimet.
E qytetari Ilmi Bajgora çmimet e larta po i arsyeton me ardhjen e mërgimtarëve nga jashtë. Sipas tij tregtarët kosovar po e shfrytëzojnë ardhjen e tyre për ti rritur çmimet.
“Po i presin me ardh këta të jashtit. E ktyne sa po munden po ua rritin çmimet. Kjo është tmerr. Nuk ka mekanizma në këtë shtet”, thotë 50 vjeçari nga kryeqyteti.
Tregtarët kosovarë rritin çmimet
Ndonëse gjatë verës çmimet e pemëve dhe perimeve në tregjet ndërkombëtare bien, në Kosovë po ndodhë të jetë e kundërta.
Në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara ditë më parë, thuhet se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit për muajin korrin pësoi ngritje të çmimeve tek pijet pijet joalkooolike nga pemët dhe perimet me 2. 2 për qint, ngritje pati tek mishi, sheqeri dhe ëmbëlsirat, tek uji mineral. Për muajin korrik, u shtrenjtuan poashtu edhe veshjet, orenditë dhe aparaturat, qilimat, prodhimet dhe pajisjet mjekësore.
Shërbimet për transport (ngritje e çmimit të biletave për aeroplan) poashtu pësuan rrietje të theksueshme në 10.9 për qint.
Ndërkohë që sipas ASK-së çmimet janë rritur tek vezët nga 1 euro e 80 cent në 2 euro e 8 cent, orizi prej 1 euro e 31 cent ka pësuar ngritje për 2 cent, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Çmimet e domateve po ashtu janë ngritur prej 55 cent sa kanë qenë në vitin e kaluar në 55 cent për këtë vit. Çaji për kilogram është rritur për 55 cent. Çmimet për kilogram banana janë ngritut për 14 cent më shumë se sa ishin në vitin e kaluar.
Çmimi i sheqerit po ashtu ka pësuar ngritje për 15 cent nga 64 cent sa ishte kilogrami në vitin e kaluar në 79 cent për kilogram në korrikun e këtij viti. Ndërkohë që miell gruri ka mbetur në çmimin e njëjtë sa ishte vitin e kaluar në 39 cent për kilogram.
Ankesat e konsumatorëve po shkojnë në vesh të shurdhër
E për çmimet e larta të produkteve po thotë se ka marrë shumë ankesa nga konsumatorët edhe përfaqësuesi Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaqaniku.
Kryetari i kësaj organizate, Selatin Kaçaniku, në një intervistë për Gazetën Fjala thotë se hallet më të shpeshta të konsumatorëve kosovarë kanë të bëjnë me produktet me afat të skaduar, mënyrën e ruajtës së produktit, çmimet, kusurin në centë të cilët shpesh-herë marketet nuk ua kthejnë konsumatorëve. Por ai thotë se numri i ankesave më proporcion me tregun është i ulët.
“Numri i ankesave nga qytetari konsumator është në rënie si pasojë e veshëve të shurdhër në të cilët hasnin ato ankesa për vite me radhë. Arsye tjetër është mos përmbushja e obligimit nga Institucionet e Shtetit që qytetarin konsumator ta vetëdijësojnë”, ka thënë ai.
Ndërkohë që sipas ASK-së burimi kryesor i të hyrave në ekonomitë familjare janë rrogat nga sektori publik dhe ai privat, pastaj pensionet, të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat.
Të dhënat thonë se shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 32 për qind./GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova