Kosovarët më shumë flenë sesa punojnë

Pavarësisht se numri i të papunëve është i madh dhe gjendja socio-ekonomike në Kosovë nuk është e kënaqshme, qytetarët më shumë kalojën orë duke fjetur sesa mundohen të punojnë brena periudhës 24 orëshe.
Një banorë i Republikës së Kosovës, sipas një anketë të realizuar nga Social Impact për nevoja të MCC-së në Kosovë, brenda një ditë 10.8 orë i shpenzon duke fjetur dhe përkujdesur për veten.
“Anketa e realizuar me 8 mijë e 533 familje në Kosovë tregon në përgjithësi të dhëna të pazakonta për mënyrës sesi një kosovarë e kalon ditën.
“Si e shfrytëzon kohën (24 orë) një kosovar mesatar (18 - 74 vjeç)?
Gjumë dhe kujdes ndaj vetes - 10.8 orë
Kujdes ndaj familjes dhe shtëpisë - 5.2 orë
Shoqërim dhe argëtim - 3.2 orë
Punësim - 2 orë
Media - 1.5 orë
Udhëtim - 0.5 orë
Sport - 0.4 orë
Tjera - 0.3 orë
Burimi: Anketë me 8533 familje në Kosovë (Social Impact for MCC, 2017)”, ka shkruar Alban Zogaj në profilin tij në Facebook, kryeekonomis i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosovë. /Telegrafi/

















































