KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me shërbimet mjekësore në këtë komunë. Në një postim të tij në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Junik tani do të funksionojë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. " Për më shumë se një dekadë QKMF në Junik ka funksionuar vetëm disa orë gjatë ditëve të punës duke detyruar banorët e Junikut që të shkojnë në komuna përreth që të marrim shërbime mjekësore. Nga tani dhe tutje Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Junik do të funksionoj 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës”, ka shkruar ai.
Pronari i kompanisë “KosovaMed Healthcare” sh.p.k që e mundësoi këtë donacion z.Kastriot Asllani u shpreh se “humaniteti për kauza të tilla që u shërbejnë qytetarëve të Republikës së Kosovës është tipar i shqiptarëve që vazhdon ndër breza”.
Ju kujtojmë se kjo kompani edhe gjatë periudhës së pandemisë kishte dhuruar donacione të ndryshme nëpër komuna që ishin prekur më së shumti nga Covid-19.
Së fundmi, vlen të përmendet se KosovaMed Healthcare u kurorëzua me Titullin “Honorary Doctor of Excellence in Leadership and Humanitarian Services” dhe “Excellence in Healthcare Services”, nga “The Board of Governors of GFSEN Worldwide” me seli në Manchester, Angli. Ky titull, i dedikohet si mirënjohje të gjithë Doktorëve & Infermierëve të cilët ishin, janë dhe do të jenë pjesë e Kompanise “KosovaMed Healthcare”. Kjo tregon që angazhimi jonë është njohur edhe në nivel ndërkombëtar dhe se ne jemi duke punuar në përputhje me standardet më të larta të cilësisë në fushën e shërbimeve mjekësore.





























