LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 i nis kualifikimet me barazim kundër Rusisë U19

Kosova U19 i nis kualifikimet me barazim kundër Rusisë U19

Kosova U19 i ka nisur me barazim kualifikimet për Kampionatin Evropian “Irlanda e Veriut 2020”, që po mbahen në Uells në kuadër të Grupit 5.

Dardanët e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë barazuar me Rusinë, me rezultat 1-1, në një ndeshje mjaft të fortë dhe me angazhim maksimal të të dyja palëve.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët tanë në minutën e 11-të, kur Adonis Aliu shënoi një gol me mjeshtëri me parabolë në përballje me portierin rus.


Megjithatë, gëzimi i Dardanëve zgjati vetëm një minutë, pasi rusët pas një aksioni nga krahu i djathtë arritën të barazojnë shifrat me golin e Igor Shkolik nga brendësia e zonës.

Në vazhdim të ndeshjes ishin rusët që sulmonin më tepër, por futbollistët tanë u treguan shumë të vëmendshëm dhe e administruan mjaft mirë lojën. Madje, në minutën e 86-të Prapashtica për pak nuk shënoi, kur shtylla ia mohoi golin e fitores.

Kësisoj, në fund Dardanët e rinj iu gëzuan një pike në këtë duel tejet të vështirë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Uellsi e mposhti Poloninë, me rezultat bindës 3-0.

Ndeshjen e dytë Kosova U19 e zhvillon kundër Polonisë, më 16 nëntor, derisa ndeshjen e fundit kundër Uellsit, më 19 nëntor.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori