Kosova U18 zhvillon finalen e Kampionatit Evropian – divizioni C nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Skuadra e të rinjve të Kosovës ka bërë krenarë të gjithë me paraqitjen në ndeshjet e fundit.


Kosova mposhti mbrëmë Irlandën në gjysmëfinale duke shkaktuar humbjen e parë.

Djemt që udhëhiqen nga Karabegu do të kenë detyrë të vështirë përballë Qipros që i mposhti në momentet e fundit në fazën grupore.

Kjo do të jetë mundësi për hakmarrje dhe për të kaluar në divizionin tjetër të Kamponatit Evropian të të rinjve, duke dëshmuar kështu cilësinë e akademive të basketbollit.

E gjithë palestra duhet të jetë e stërmbuhur nga ora 19:30 në përkrahje të djemve tanë. /Telegrafi/

telegrafi sport app