Në një ngjarje të rëndësishme botërore, Republika e Kosovës u përfaqësua për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror në Konferencën Globale për Ndryshimet Klimatike, COP28, pasi u ftua nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kjo pjesëmarrje shënon një moment domethënës për Kosovën në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e dialogut global mbi ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmërinë e mjedisit.
Delegacioni i Kosovës u mikprit dhe përkrah nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku morën pjesë në një sërë takimesh dhe aktivitetesh me liderë të lartë nga e gjithë bota dhe thelluan lidhjet e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kosova u prezantua si një partner aktiv dhe i përkushtuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në zbatimin e masave për zhvillim të qëndrueshëm.
Gjatë konferencës, Presidentja e Kosovës pati nderin të takohet me emra të rëndësishëm të skenës politike botërore.
Ajo gjithashtu zhvilloi bisedime konstruktive me liderë të tjerë të shteteve dhe qeverive, duke përfshirë presidentë dhe kryeministra nga një gamë e gjerë e vendeve, duke shtrirë spektrin e diplomacisë dhe bashkëpunimit të Kosovës në nivel të lartë.
“Përveç takimit me Lartmadhërinë e Tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, kisha mundësinë të takoj e të bashkëbisedoj edhe me të deleguarin e Presidentit Biden, ish-Sekretarin Kerry, Presidentin e Indonezisë, Presidentin e Kenias, Presidenten e Komisionit Evropian, Presidentin e Surinamit, Mbretin e Lesotos, Presidenten e Sllovenisë, Presidentin e Bullgarisë, Presidentin e Nigerisë, Kryeministrin e Shqipërisë, Kryeministren e Danimarkës, Kryeministrin e Eswatinit, Kryeministrin e Çekisë, Kryeministrin e Antigua dhe Barbuda, Kryeministrin e Suedisë, Kryeministrin e Sao Tome dhe Principe, Kryeministrin e Libanit, Zv. Presidentin e Gambisë, Drejtoreshën Ekzekutive të MCC-së, Administratorin e UNDP-së dhe liderë të tjerë”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në Facebook.
Ndër aktivitetet e tjera, delegacioni i Kosovës shfrytëzoi mundësinë për të prezantuar hapat dhe iniciativat e vendit për të adresuar sfidat klimatike.
Ata paraqitën një vizion të qartë dhe strategji të bazuar në projekte inovative dhe partneritete me aleatë ndërkombëtarë, për të promovuar qëndrueshmërinë mjedisore dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt për qytetarët e Kosovës në përballjen me efektet e ndryshimeve klimatike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite