Kosova U-21 ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj bashkëmoshtarëve të tyre të Turqisë me rezultat 3-1.

Një ndeshje shumë e mirë e djelmoshave tanë që rrezikuan shpesh dhe kishin shumë raste shënimi.


Ishte mbrojtësi Arbenit Xhemajli që në minutat shtesë të pjesës së parë, shënoi në portën e Bayindir. Një gol që i dërgoi në pushim me epërsi.

62305416 2099987250129989 3429718341487427584 o

Mirëpo, pjesa e dytë nisi keq për djelmoshat tanë që pranuan gol. Ishte Ibrahim Dervisoglu (46')që shënoi në portën e Florijan Smakiqit.

Por Kosova nuk u dorëzua. Një aksion i bukur i Lirim Kastratit me Mirlind Dakun, ky i fundit me një goditje të bukur me kokë shënoi për 2-1 (72').

64392825 2099901433471904 6401741672010481664 o

Kosova pas golit i kishte edhe dy raste shumë të mirë, po u desh të pritet minuta e 90-të që Kastrati të shënonte për 3-1.

Me këtë fitore Kosova ka gjashtë pikë dhe është lider në Grupin 3 kualifikues për 'Euro 2021'. /Telegrafi/

telegrafi sport app