LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-20 fiton bindshëm ndaj Luksemburgut

Kosova U-20 fiton bindshëm ndaj Luksemburgut
(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistët e Kosovës U-20 kanë shënuar fitore bindëse ndaj Luksemburgut 84-58 (27:15, 19:16, 28:15, 10:12) në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Portugali.

Dardanët e rinj kanë qenë bindshëm më të mirë se kundërshtarët e tyre në këtë ndeshje, duke dominuar nga fillimi deri në fund, dhe për të treguar se e meritonin të luftonin për pozita më të larta. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për pozitat 17-21.

(Foto: basketbolli.com)

Kosova e nisi mjaft mirë ndeshjen, ku çerekun e parë e fitoi me rezultat 27:15, thuhet në njoftimin e FBK-së.


Me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, që e fitoi 19:16. Edhe më bindës ishte në periodën e tretë 28:15, kurse dhjetëminutëshi i fundit u zhvillua formalisht, derisa trajneri Ibrahim Karabegu u dha hapësirë të gjithë lojtarëve. Në fund Kosova fitoi 84:58.

Dardan Kapiti realizoi 19 pikë e 14 kërcime, Meriton Ismaili kishte 18 pikë, katër kërcime e tre asistime, kurse u dalluan edhe Leon Neziri me 11 pikë, pesë kërcime, tri asistime dhe Erhan Sholla me 11 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Premier League
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori