Qeveria e Kosovës është pajtuar, që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, më 24 prill.
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka konfirmuar për Top Channel se, Serbia nuk do të mund të hapë qendra votimi në Kosovë, por serbëve të Kosovës do t’u mundësohet të votojnë përmes qendrave grumbulluese të OSBE-së, si në vitin 2014.
“Thuajse të gjithë qytetarët e Kosovës të etnisë serbe kanë edhe shtetësinë e Serbisë, e si të tillë, ne duhet t’u mundësojmë atyre që, nëse dëshirojnë të votojnë edhe për shtetin prej të cilin kanë shtetësi, ta bëjnë këtë. Këto nuk do të jenë votime klasike. Do të jenë disa qendra grumbulluese, plotësisht të organizuara nga OSBE-ja, ndërsa për aspekte teknike jemi ende duke negociuar me OSBE-në”, tha Bajram Gecaj, zv.ministër i Pushtetit Lokal.
Diskutimet për detajet e organizimit të votimeve për serbët e Kosovës i ka konfirmuar për Top Channel edhe zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Senad Saboviq.
Përmes telefonit, ai tha se po diskutohet modeli i organizimit të qendrave grumbulluese, teksa në veri dhe në jug të Kosovës mund të hapen 10 të tilla me disa nëndegë, ku serbët mund të hedhin votat e tyre për zgjedhjet e Serbisë.
E ndërsa Qeveria e Kosovës po ua lejon serbëve të votojnë për zgjedhjet në Serbi, udhëheqësit partiakë serbë po zhvillojnë çdo ditë fushatë elektorale në terrirorin e Kosovës, madje edhe me deklarata të tilla si: Serbia kurrë nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

OBRM-PDUKM: Nuk janë të vërteta deklaratat për punësimin e 3.000 personave, LSDM po sajon skandale

Polaku tentoi të ikte nga Shqipëria me mijëra euro të padeklaruara, i sekuestrohen

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit