Në muaji mars i këtij viti, Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit pritet të nënshkruajë një traktat-marrëveshje me agjencitë homologe, fillimisht me disa nga vendet e rajonit, për shkëmbim të informacioneve në fushën deklarimit të pasurisë. Qëllimi i këtij traktati është të merren më shumë informata për zyrtarët e lartë publikë nëse posedojnë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme në vendet e rajonit.
Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se ky traktat ka dalë si rezultat i procesit të Berlinit, konkretisht nga Samiti i Triestes në vitin 2017 dhe zotimeve nga Samiti i Londrës që ka marrë Qeveria e Kosovës.
Samiti në Londër ishte mbajtur në vitin 2018 dhe ishte pjesë e procesit të Berlinit, dedikuar Ballkanit Perëndimor iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014, i cili ishte pasuar përgjatë viteve me samite tjera, gjatë të cilave ishin nënshkruar marrëveshje të shumta në fusha të caktuara mes vendeve të Ballkanit.
“Pasi të nënshkruhet traktati i marrëveshjes për këmbim të informacionit në mes agjencive, atëherë definohet çështja se si merren këto informacione. Do të thotë, çdo shtet i përcakton normat se si bëhet këmbimi i informacionit. Vetë traktati tregon se gjithçka lidhet me zyrtarët e lartë kur dërgojmë kërkesë te ndonjë shtet për të siguruar informacione se a ka biznes, të hyra, pasuri të luajtshme apo të paluajtshme në atë shtet dhe në atë rast ato (agjencitë anti-korrupsion në vendet e rajonit) janë të obliguara t’i përgjigjen Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit. Në këtë rast edhe ne u përgjigjemi agjencive homologe”, tha Havolli.
Ai tregon se fillimisht është paraparë që vendet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të jenë nënshkruese të këtij traktati, ku bëjnë pjesë, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, por edhe vendet si Moldavia dhe ndoshta edhe Bullgaria.
Në një periudhë të mëvonshme, një nen i traktatit, thotë ai, do t’u mundësojë të gjitha shteteve në mënyrë autonome të jenë pjesë e këtij traktati. Nuk përjashtohet mundësia, thekson ai, që edhe vendet nga BE-ja gradualisht të hyjnë dhe të jenë pjesë e këtij traktati.
Disa nga zyrtarët apo ish-zyrtarët e lartë, qofshin në nivelin qendror dhe lokal të pushtetit, sipas deklarimit të pasurisë së tyre në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, dalin të jenë ndër njerëzit më të pasur të shoqërisë.
Përfaqësues të shoqërisë disa herë kanë shprehur dyshimet se pasuria e tyre, mund të jetë edhe më lartë sesa që është deklaruar, duke ngritur dyshime se zyrtarët e lartë të institucioneve mund të kenë mjete financiare dhe pasuri të paluajtshme edhe jashtë territorit të Kosovës.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, e konsideron të domosdoshëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se gjithmonë ka ekzistuar dyshimi se një pjesë e madhe e zyrtarëve të lartë publikë mund të kenë pasuri jashtë kufijve të Kosovës dhe asnjëherë nuk e kanë deklaruar këtë pasuri në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.
“Në rast se arrihet të sigurohet një marrëveshje e tillë, jo vetëm me vendet e rajonit sepse dyshimet janë se mund të ketë edhe në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Kjo mund të rrisë mundësinë e verifikimit nëse zyrtarët e lartë kanë pasuri jashtë vendi dhe nuk e kanë deklaruar. Nëse del se kanë pasuri të tillë, duhet të fillohet me shqyrtimin e atyre pasurive dhe të vjen deri te konfiskimi i pasurive për faktin se nuk e kanë deklaruar”, tha Demhasaj.
Në Kosovë ekziston Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, por që sipas shoqërisë civile, asnjëherë nuk ka gjetur zbatim.
Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar për mediat vendore në Kosovë, se në muajin maj të këtij viti do të procedohet një ligj i ri për konfiskimin e pasurisë, pasi që është konstatuar se ligji i miratuar në vitin 2018, është i pamjaftueshëm. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij