Kosova nuk mund të shesë mish dhe bylmet jashtë vendit. Kjo për arsye se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, nuk është e licencuar nga BE-ja dhe se sipas kësaj agjencie, ky proces është i gjatë dhe aspak i lehtë.
Kosova duhet t’ia japë disa garancione BE-së në mënyrë që të mund t’i shesë këto produkte, e që njëra ndër to, ka të bëjë me shëndetin e kafshëve. E bizneset e këtyre produkteve thonë se mosnjohja e kësaj certifikate, po i penalizon ata.
Kosova e ka të pamundur të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Evropë, për shkak së Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk është e licencuar në Bashkim Evropian. Kështu ka bërë të ditur për Radio Kosovën kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Skënder Krasniqi, i cili tha se bizneset private në vend, e kanë të pamundur të shesin mish apo bylmet për arsye të kësaj mungese të licencës.
“Nuk është i licencuar, sepse nuk i ka kryer standardet e veta, sepse duhet disa investime të bëhen e që s’janë bërë asnjëherë dhe duhet edhe një fazë dy tre vjet për t’i plotësuar. Ne kemi kërkuar në vazhdimësi që shteti të investojë që AUVK të licencohet dhe t’i plotësojë standardet. Pra, një certifikatë e lëshuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është inekzistente, sepse AUVK nuk është institucion i njohur nga BE-ja”, tha ai.
Krasniqi tha se në vendin tonë, kërkesat janë të mëdha për rritje të numrit të deleve dhe lopëve, kryesisht për shkak se, siç thotë ai, kemi shumë tokë malore. Ai konsideron se edhe Kosova sikurse çdo shtet tjetër, duhet t’i ketë disa produkte strategjike të vetat, pra të njihet me ndonjë produkt të vetin.
“Këto janë ato pengesa institucionale ligjore të shtetit që pengon zhvillimin e vendit, rritjen e punësimit e të mirëqenies. Kosova duhet të krijojë produkte strategjike, në kuptimin që të orientohet në disa jo në të gjitha”, tha ai.
Milazim Berisha, pronari i një biznesi të madh të produkteve me origjinë shtazore në Kosovë, përmes një përgjigjeje me shkrim i tha Radio Kosovës se “Mosnjohja e certifikatave veterinare të produkteve me origjinë shtazore nga Kosova, i penalizon shumë prodhuesit dhe përpunuesit e këtyre produkteve, për arsye se nuk mund të eksportojnë në shtetet e BE-së. Kjo ndikon shumë në zhvillimin e sektorit prodhues dhe përpunues të bizneseve me produkte shtazore, tha Berisha.
E nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në një përgjigje përmes postës elektronike dhënë Radio Kosovës thonë se “Procesi i vendosjes së Republikës së Kosovës në listat e BE-së për eksport të produkteve me origjinë shtazore dhe kafshë të gjalla, është i gjatë dhe jo i lehtë”.
Së pari “vendosja në lista për eksport, kërkohet të jetë për çdo kategori të produkteve (p.sh shpezë, mish të shpezëve, gjedhe, mish të gjedheve, peshk, mjaltë produkte të përpunuara të mishit, produkte të qumështit…) veç e veç, duke i plotësuar kërkesat e shumta si nga ana e autoritetit por edhe nga ana e bizneseve të cilat pretendojnë të eksportojnë.
Këto kërkesa kanë të bëjnë me: Garantimet të cilat Kosova duhet t’ia japë BE-së lidhur me shëndetin e kafshëve në vend e që do të thotë, të sigurojmë se kemi statusin e vendit të lirë nga sëmundjet e kafshëve siç është Gripi i shpezëve, FMD , PPR, BSE dhe sëmundje të tjera të listave të organizatës ndërkombëtare të shëndetit të kafshëve WOAH në të cilën për arsye të njohjeve, nuk kemi mundësi anëtarësimi, thuhet tutje.
Në vitin 2020, Republika e Kosovës është listuar për eksportin e kategorisë së produkteve të procesuara nga mishi i shpezëve në tregun e BE-së, kurse jemi në proces të verifikimit për mish të freskët të shpezëve dhe plotësimit të kërkesës për mjaltë dhe produkte nga mjalti, thuhet në përgjigjen përmes postës elektronike nga Agjencia e Ushqimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë