Posselt thekson se ekzistenca e Kosovës si një shtet i pavarur pas pesë vitesh të krijimit të një strukture të suksesshme demokratike është fakt.

“Përparimi i vërtetë në zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës është i mundshëm vetëm nëse Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro njohin Kosovën, si 22 shtetet anëtare të tjera të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara, që e kanë bërë tashmë”, thotë eurodeputeti gjerman.


Njohja e Kosovës nga të gjitha shtete anëtare të BE-së është në interes të stabilizimit të Ballkanit Perëndimor, nënvizoi Posselt, transmeton Qik.

Ai kërkon gjithashtu një përfshirje më të madhe të BE-së në Kosovë.

“Misioni EULEX i Bashkimit Evropian në mbështetje të policisë dhe gjyqësorit në Kosovës duhet të bëjë më shumë për të fituar besimin e qytetarëve të Kosovës. EULEX-i ka nevojë për më shumë burime dhe nuk mund të përfundojë si kunatë e padëshiruar e politikës evropiane”, është shprehur Posselt. /Telegrafi