Kosova shumë afër arritjes historike në ranglistën e FIFA-s

Kosova është shumë pranë një arritje historike për të, pasi mban vendin e 101-të në renditjen e FIFA-s, ndërsa Shqipëria ka ngritur disa pozita. Fitoret ndaj Lituanisë dhe Qipros e kanë ndihmuar Kosovën që të ngjitet për katër pozita në ranglistën e FIFA-s. Në ranglistën e publikuar në shtator, Kosova ishte e 105-ta, ndërsa tani në listën që do të publikohet më 24 tetor, pritet të jetë në pozitën e 101-të.

Kosova mund ta arrijë këtë gjë në nëntor me ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Lituanisë. Në anën tjetër edhe Shqipëria pas fitores ndaj Gjeorgjisë pritet të ngjitet për dy vende. Kësisoj, me pikët e fituara këtë muaj sipas përllogaritjeve të sistemit të FIFA-s, Shqipëria kthehet përsëri në vendin e 65-të në këtë klasifikim, duke bërë një lëvizje me dy shkallë më lartë.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































