Edhe në vitin që lamë pas Kosova ka shënuar rritje të eksportit. Në krahasim me vitin 2017 që kishte 289 milionë euro eksport, gjatë vitit 2018 Kosova ka eksportuar mbi 300 milionë euro. Këto të dhëna tregojnë për rritje prej 4.2 për qind të eksportit.
Kosova më së shumti eksporton metale, mbetje të metaleve dhe produkte minerale. Vitet e fundit ka filluar eksportimi në masë të madhe edhe i pijeve, si alkoolike po ashtu dhe joalkoolike. Shtetet ku Kosova eksporton më së shumti vazhdojnë të jenë ato të rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Këtë vit tek eksporti i Kosovës kemi pa një zhvillim prapë pozitiv, është viti i tretë ose i katërt rregullisht që jemi duke pa zhvillime shumë pozitive në aspektin e rritjes së eksporteve. Edhe pse kjo rritje nuk mund të jetë edhe aq e kënaqshme, por sidoqoftë kur rritja çdo vit është rreth 4 ose 5 përqind atëherë është zhvillim pozitiv. Nëse vitin e kaluar deri në fund të nëntorit kemi pas rreth 289 milionë euro eksport, sivjet kemi mbi 300 milionë eksport, që nënkupton se kemi rritje prej 4.2 përqind të eksportit”, ka bërë të ditur Stavileci.
Vitin e fundit, sipas Stavilecit Kosova ka filluar të eksportojë edhe produkte ushqimore.
“Produktet të cilat eksportohen janë metalet, mbetjet e metaleve, pastaj janë produktet minerale. Por, shumë kanë filluar të hyjnë edhe pijet e ndryshme si alkoolike si ato joalkoolike, do të thotë produktet të gatshme të cilat njihen si eksporte cilësore, eksporte të produktit final jo të lëndës së parë apo jo të mineraleve. Gjithashtu, edhe produkte të ndryshme ushqime të ndryshme të përgatitura kanë filluar të eksportohen, si dhe produkte vegjetale”, është shprehur ai.
Përveç Doganës, të dhëna për eksportin ka publikuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Shefi i divizionit të statistikave ekonomike dhe tregtisë se jashtme në ASK, Ismajl Sahiti, ka thënë se eksporti në vitin 2018 ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
“Struktura e eksporteve zakonisht është e pandryshueshme, vlerën kryesore ndoshta e kanë energjia elektrike, pastaj janë artikujt si mbetje të hekurit, pije, artikuj prej plastike. Kryesisht mbetjet e plastikëve janë të gjitha… Vendet me të cilat eksporton më së shumti janë vendet e rajonit, me Shqipërinë, me Maqedoninë, Serbinë, kryesisht me vendet e rajonit”, ka bërë të ditur Sahiti.
Mirëpo, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se kjo rritje e eksportit nuk është e mjaftueshme.
“Ka tendencë të rritjes së eksportit, por jo e tillë që mundëson që në ekonomi të ketë ndikime ose në bilanc tregtar të ketë ndikime që me e zvogëlu këtë hendekun mes eksportit dhe importit. Ajo që ne duhet me pas si politikë prioritare në ekonomi është përkrahja e eksportit, për shkak se jo vetëm që mundëson të themi statistikisht ose teknikisht të ulet bilanci tregtar po ndihmon që të krijohen vende të punës dhe ndihmon në zëvendësim të shumë produkteve të importit”, ka deklaruar Rukiqi.
Një zotim për mbështetje më të madhe për prodhuesit vendorë që të eksportojnë më shumë e ka dhënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala. Ai ka thënë se fokus të punës e ka fuqizimin e prodhuesve vendorë.
“Vazhdimisht ne shënojmë rritje të eksportit, por siç e thash edhe më herët fokus i joni për vitin e ardhshëm është fuqizimi i prodhuesve vendor. Fokusi jonë që ta ndihmojmë prodhuesin vendor në përmirësimin e cilësisë së produktit të tyre, e me këtë të arrijmë edhe mundësinë që prodhimet tona të dalin edhe në eksport”, ka deklaruar ministri.
Nora Jusufi nga Instituti GAP, ka përmendur disa nga arsyet që kanë ndikuar në rritje të eksportit.
“Arsyet mund të jenë të ndryshme, mund të ketë prodhim më të madh, vetëdijesim më të madh, ndoshta edhe ka lehtësira të ndryshme të kalimit të mallrave. Vitin e kaluar është përfolur një protokoll shtesë numër 5 me CEFTA-në i cili do ta lehtësonte më tepër edhe bartjen dhe ardhjen e mallrave përmes doganave të Kosovës. Mirëpo, këtu është paraparë që informatat të digjitalizohen dhe të shpërndahen më lehtë me vendet anëtare të CEFTA-së. Nuk besoj, nuk e di nëse sigurt kjo është mandej është zbatuar, por do të thotë edhe iniciativa të tilla mund të kenë ndikuar në rritjen e eksportit”, ka thënë ajo. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë