LAJMI I FUNDIT:

Kosova pranohet në FIA

Kosova pranohet në FIA

 Federata e Auto Sportit të Kosovës, është pranuar me të drejta të plota në FIA.
Në Tiranë ka përfunduar mbledhja e Bordit të FIA CEZ (Central European Zone), e para për këtë vit, e cila u zhvillua të enjten dhe të premten. Përveç pikave tjera të rendit të ditës, ashtu siç edhe ishte paraparë, në mbledhje u bë edhe votimi për pranimin e Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK).

Nga shtetet pjesëmarrëse, vetëm Sllovakia, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina kanë abstenuar, ndërsa përfaqësuesit e vendeve tjera kanë qenë për pranimin e FASK-ut në FIA CEZ. Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, është shprehur i kënaqur me atë që ndodhi në Tiranë, megjithëse diçka e tillë edhe është pritur.

“Kemi qenë të bindur se nuk do të ketë asnjë problem, madje ky ka qenë vetëm një formalitet që duhej të kryhet. Sllovakia, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina kanë abstenuar në votim dhe kjo kryekëput për shkak të qëndrimeve politike të këtyre vendeve, por është me rëndësi që edhe ata janë shprehur shumë të hapur për bashkëpunim”, ka thënë Rexhepi.


Në këtë zonën e FIA CEZ përfshihen: Shqipëria, Austria, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Çekia, Hungaria, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Serbia, Sllovenia dhe Sllovakia, ndërsa që nga 8 prilli pjesë e saj është edhe Kosova.

“Tashmë edhe formalisht nuk ka asnjë barrierë për garuesit tanë për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Ata janë plotësisht të barabartë me garuesit e vendeve tjera, ndërsa jam i bindur se do t’u gëzohemi edhe rezultateve të mira”, ka shtuar numri një i FASK-ut.

Bazuar në atë që u tregua në edicionin e kaluar si dhe përgatitjet që janë bërë për kampionatin e ri, është më se e qartë se rezultatet nuk do të mungojnë, ndërkohë që është e qartë se numri i garuesve do të jetë edhe më i madh. Kampionati i sivjetmë fillon më 24 prill, me garën që do të zhvillohet në Gjakovë.

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori