Shoqata Kosovare e MiniFutbollit Amator (SHKMA) ka njoftuar se Kosova është anëtarja më e re EMF (Federatën Evropiane të Minifutbollit).
“Misioni i Shoqatës Kosovare të MiniFutbollit Amator (SHKMA) u kompletua. Kosova është anëtarja më e re EMF-së (European Minifootball Federation). Në zyrat tona erdhi edhe zyrtarizimi me anë të një
e-maili të dërguar nga sekretarja e EMF-së ,Yulia Krasteva, me vulën dhe nënshkrimin e presidentit të Federatës së Minifutbollit Evropian, Borislav Aleksandrov.
“SHKMA ka marrë 12 vota pro për anëtarësim, 3 abstenime dhe 1 votë kundër nga 16 votat valide në Asamblenë Gjenerale të Minifutbollit Evropian më 16 tetor 2020 , meqenëse është dashur të mbahet në Antalia të Turqisë, por për shkak të pandemisë u mbajt online përmes Zoom”, thuhet në njoftimin e Publikuar në Facebook.
Më poshtë postimi i plotë (i pandryshuar):
Misioni i Shoqatës Kosovare të MiniFutbollit Amator (SHKMA) u kompletua. Kosova është anëtarja më e re EMF-s (European Minifootball Federation).
Ne zyret tona erdhi edhe zyrtarizimi me anë të një
e-maili të dërguar nga sekretar-ja e EMF-s ,Yulia Krasteva me vulën dhe nënshkrimin e Presidentit te Federatës së Minifutbollit Europian , Borislav Aleksandrov .
SHKMA-ja ka marrë 12 vota pro për anëtarësim, 3 abstenime dhe 1 votë kundër nga 16 votat valide në Asamblen Gjenerale te Minifutbollit Europian me 16 Tetor 2020 , meqense është dashur të mbahet në Antalia te Turqisë por për shkak te pandemisë u mbajtë online përmes Zoom.
Kësisoj, Shoqata Kosovare e Minifutbollit Amator pas anëtarësimit në EMF më 16 Tetor, e ka synim me sukses edhe misionin tjetër për anëtarësim në shtëpinë e minifutbollit botëror Ëorld MiniFootbal Federation ( ËMF).
Para votimit për anëtarësimin e SHKMA-së të pranishmëve iu ka drejtuar Sekretar-ja e Këshillit të EMF-s , Yulia Krasteva, i cila theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e EMF-s. Më pas një fjalim e mbajti edhe kryetari i SHKMA-së, Behar Kutllovci, i cili fillimisht falënderoj të gjithë të pranishmit që i kan rekomanduar Asambles pranimin e Kosovës dhe përfshirjen e Kosovës në kualifikimet e Europianit si dhe mundësin e ekipeve Kosovare te paraqitën ne Champions League si dhe European League.
Ai sqaroi para delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe bëri me dije se Kosova është pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare e poashtu edhe nga Fifa e Uefa . Përfaqësuesja e futbollit të Kosoves si dhe ekipet Kosovare marrin pjesë ne kompeticionet me të medha që organizon Fifa dhe Uefa .
Në fund të fjalimit të tij Kutllovci tha se minifutbolli është për të gjithë pa dallime race,feje,kombësie , orientime tjera dhe larg politikave ditore të gjithë duhet të jenë për zhvillimin e mëtutjeshëm të minifutbollit, duke kërkuar që Kosova të marrë votat e të pranishmëve për anëtarësim në EMF.
Pas Kutllovci-t gjate mbledhjes si dhe gjate procesit të pranimit te Kosovës në EMF , delegatëve iu drejtua kryetari i Federatës së MiniFutbollit të Serbisë, i cili kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, por pas përfundimit të fjalimit të tij presidenti i EMF-s, Borislav Aleksandrov theksoi se Asambleja Gjenerale është trupi suprem që vendos për çështjen e Kosovës dhe kërkoi që të kalohet direkt në votimin , ku Kosova mori 12 vota pro , 3 abstenime dhe 1 votë kundër.
Pas pranimit ju dha fjala edhe sekretarit të Shoqatës Kosovare të MiniFutbollit Amator Naxhit Deliqi i cili falënderoi presidentin e EMF-s, zëvendëpresidentët , sekretar-et dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të EMF-s. “Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e EMF-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Asambles të përgjithshme të EMF-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e minifutbollit dhe me shum gjase ne Kosovë të zhvillohet me hapa të sigurt MiniFutbolli”, ka theksuar Deliqi, poashtu të gjithë shtetet që ishin pjesëmarrese i uruan Kosovës pranimin në familjen e madhe të MiniFutbollit Amator Europian . Ëelcome Kosovo ??
#ShoqataKosovareeminifutbollitamator
#SHKMA
#EMF
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rregullat strikte bëjnë që La Liga të ishte e varfër në afatin kalimtar – krahasimi me Anglinë, Italinë dhe Francën shumë i madh
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton “Van Dijkun e ri” në skuadër
Thiago Mottas i kërkohet të ndryshojë taktikat për sulmin te Juventusi
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas
"Do t'ju mallkojë historia..." - Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit
Futbollisti kroat gjendet i vdekur në Spanjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?