LAJMI I FUNDIT:

Kosova përfshihet nga zjarret, bëhet thirrje për ndalimin e djegies së hamulloreve

Kosova përfshihet nga zjarret, bëhet thirrje për ndalimin e djegies së hamulloreve

Ditëve të fundit rajoni është përfshirë nga zjarret e shumta, e kjo si pasojë motit të nxehtë dhe pakujdesisë së qytetarëve.

E derisa Shqipëria, Turqia e Greqia e vende tjera po luftojnë me zjarret tash e sa ditë, gjatë ditës së djeshme në disa pjesë të Kosovës janë paraqitur disa vatra zjarri.

Fillimisht zjarri u paraqit në një zonë prej 200 hektarësh në Suharekë. Pas kësaj është raportuar edhe për zjarr në malin përball fshatit Llokovicë në Reqan të Prizrenit, derisa tjetër vatër zjarri ka shpërthyer edhe në Oshlak përball Prevallës.


Zjarri përfshinë Zonën Industriale në Shirokë, Muharremaj: Situata është shumë serioze
Lexo po ashtu Zjarri përfshinë Zonën Industriale në Shirokë, Muharremaj: Situata është shumë serioze

Zjarri përfshiu edhe një pjesë të komunës së Fushë Kosovës.

Po ashtu edhe fshati Koshtovë e Vllahisë në komunën e Mitrovicës u përfshirë nga zjarri gjatë orëve të pasdites së djeshme.

Kryetari Agim Bahtiri kishte dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën. Edhe në fshatin Gaçkë të komunës së Ferizajt, një pjesë e malit është kapluar nga zjarri, shkruan Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Ekipet e zjarrfikësve dhe njësit e specializuara të FSK-së në bashkëpunim me KFOR-in tash e disa ditë janë duke luftuar me zjarret në Rugovë të Pejës.

Zjarr në sipërfaqe hamullore në Fushë Kosovë dhe në një zonë malore në Mitrovicë
Lexo po ashtu Zjarr në sipërfaqe hamullore në Fushë Kosovë dhe në një zonë malore në Mitrovicë

Ditë më parë në zonën pyjore Shtupeq të Madh të Rugovës u paraqiten vatra të zjarreve, të cilat arritën të lokalizohen, mirëpo gjatë ditës së djeshme u shfaqen vatra të reja.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se janë duke bërë  përpjekje të jashtëzakonshme për të lokalizuar vatrat e reja që janë shfaqur, sidomos në mbrëmje nga erërat e shfaqura që po vështirësojnë lokalizimin e tyre.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka deklaruar se do të shqyrtojnë shqiptimin e masave ndaj të gjithë atyre që po i djegin hamulloret në Kosovë.

MBPZHR u ka bërë thirrje fermerëve që të ndalin praktikën e djegies së mbetjeve bujqësore pas të korrave.

Ministria e Bujqësisë thotë se djegia e hamulloreve po shkakton ndotje të ambientit dhe njëherësh po rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori