Federata Ndërkombëtare Esports (IESF) ia ka besuar Kosovës organizimin e Kampionatit Evropian të Esports, që do të mbahet më 8 korrik në Prishtinë.
Zyrtarizmi i Evropianit, u bë të enjten, ndërsa u nënshkrua memorandum ndërmjet Federatës Esports Kosova dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Ceremonia e zyrtarizmit të Evropianit u organizua në Tech Park Prishtina, ku morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, zëvendësministrja e MKRS-së znj. Daulina Osmani, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Esports (IESF) z. Boban Totovski dhe kryetari i Federatës Esports Kosova, z. Altin Preniqi.
“Jemi shumë mirënjohës Federatës Ndërkombëtare të Esports që na ka besuar organizimin e Kampionatit Evropian. Ne dëshirojmë t’i tregojmë Evropës se jemi të aftë për të organizuar këtë aktivitet madhor. Ky Evropian nuk është vetëm festë, por edhe një mundësi për të promovuar vlerat tona si mikpritjen, pasionin dhe dashurinë për lojërat elektronike”, ka thënë kryetari i Federatës Esports Kosova, Altin Preniqi.
“Sot nuk jemi mbledhur këtu vetëm për të dhënë një lajm, por së bashku po hapim një kapitull të ri për sportet elektronike në vendin tonë. Kosova, vendi i rinisë, i teknologjisë dhe i inovacionit, përmes angazhimit të secilit prej jush, ka arritur një sukses të madh – të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian të Esports përgjatë këtij viti”, tha kryeministri Kurti ndër të tjera në tryezën e organizuar të enjten. “Ky kampionat do të sjellë në Prishtinë Counter-Strike 2 dhe Dota 2, me mbi 250 garues nga 45 shtete. Këtu, në zemër të Kosovës, do të kemi lojtarët më të mirë nga e gjithë Evropa, të cilët deri dje i kemi parë vetëm nëpër ekranet tona, e tani do t’i shohim live duke garuar në vendin tonë”.
Kjo ngjarje do të jetë madhështore dhe do të shërbej edhe si promovim i Kosovës.
Në Evropian e lojërave të famshme elektronike “Counter-Strike 2” dhe “Dota 2”, do të marrin pjesë 46 shtete të Evropës.
Evropiani është kualifikues për Botërorin dhe kjo e bën edhe më të rëndësishëm ngjarjen që do të mbahet në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

Manaj humb ndjenjat në fushë, largohet me ambulancë nga fusha

Bayerni vendos për shitjen e një ylli për të financuar transferimin e Florian Wirtz

Magomed Ankalaev kampion i ri në UFC, mposht Alex Pereiran

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja