Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit. Falë reshjeve të shiut dhe erërave, gjendja u përmirësua për pak ditë, kah mesi i javës.
Megjithatë, ajri i ndotur, i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, mbetet shqetësim për qytetarët gjatë gjithë sezonit të dimrit.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina dhe disa qytete të tjera si Obiliqi, Mitrovica, Gjilani, Drenasi e Peja, ka një kohë të gjatë që përballen me këtë problem, por alarmi për gjendjen e rëndë është ndezur veçmas në tre vjetët e fundit, prej kur matësit e nivelit të ndotjes së ajrit kanë marrë më shumë vëmendje.
Vitin e kaluar, në Prishtinë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, për dy ditë, ishte ndaluar qarkullimi i veturave në zonën qendër, duke lejuar vetëm lëvizjen e autobusëve urban dhe taksive.
Këtë vit, ndalimi i shitjes së thëngjillit për ngrohje, është një prej masave të marra, deri tash, nga Ministria e Mjedisit për përmirësimin e gjendjes.
Në këtë ministri thonë se javën e ardhshme do të mbajnë mbledhjen e radhës të Taskë Forcës për përmirësimin e cilësisë së ajrit, ku do të diskutojnë për masat emergjente dhe ato afatgjate.
Përderisa e vlerëson si problem të trashëguar, Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministrit të Mjedisit, thotë se thotë se së shpejti do të marrin masa për të reduktuar ndotjen nga termocentrali “Kosova B”, veturat e vjetra dhe derivatet e cilësisë jo të mirë.
Sipas tij, ata kanë marrë zotimin e Ministrisë së Infrastrukturës, për fuqizimin e udhëzimit administrativ për matjen e sasisë së gazrave që lirojnë veturat, ndërsa shton se kërkuar, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kontrolle më të rrepta për cilësinë e derivateve.
“Tani kemi filluar me hapa konkret, mirëpo fatkeqësisht nuk pritet të kemi përmirësime të shpejta, duke marrë parasysh që nevojiten investime, qoftë me ndërrimin e filtrave të ‘Kosovës B’, që kemi marrë konfirmim nga ministri (Valdrin) Lluka që do të fillojnë me investime të tilla, po ashtu edhe shtrirjen e rrjetit të koogjenerimit, në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë të përdorin thëngjillin, por të kenë alternativa më miqësore për ngrohje gjatë sezonit vjeshtë-dimër”, thotë Sahiti.
Ai thotë se Ministria e Mjedisit, nuk ka paraparë rritje të buxhetit për projektet që lidhen me përmirësimin e cilësisë së ajrit, për shkak se, sipas tij, ata nuk kanë projekte investuese në këtë fushë.
“Sa i përket ajrit nuk kemi paraparë një buxhet në rritje, duke marrë parasysh se si ministri nuk kemi projekte investuese në fushën e ajrit, në këtë fushë kanë Ministria e Zhvillimit Ekonomik – në ndërrimin e filtrave, Ministria e Infrastrukturës me zbatimin e udhëzimit, mirëpo ne tërthorazi kemi ndikim në përmirësimin e ajrit, me shtimin e zonave të gjelbra dhe në këtë aspekt do të përkrahim komunat, kemi projekte për shtimin e zonave të gjelbra”, shton këshilltari politik i ministrit Fatmir Matoshi.
Pikërisht mungesën e mjeteve financiare në këtë fushë e sheh si mungesë serioziteti, aktivisti për mbrojtjen e mjedisit, Trim Ilazi, sipas të cilit, institucionet nuk kanë plan të qartë për zgjidhjen e këtij problemi dhe veprojnë në presion, vetëm kur gjendja bëhet alarmante.
“Në këtë far presioni, nëse mund ta quajmë, institucionet dalin me akte te reja ligjore, që duken shumë të mira në letër, por që në fakt nuk kanë pasur një zbatim deri tash. E pastaj kur fillon të bëhet buxhetimi për vitin e ardhshëm, për mjetet që në fakt edhe tregojnë se sa do të konkretizohet kjo që është vënë në letër, atëherë në buxhet, mjedisi është prioriteti i fundit, zakonisht arsyetimi në fund është që nuk ka mjete të mjaftueshme ose diçka e tillë,” thotë aktivisti Ilazi.
Lidhur gjendjen e krijuar, ka reaguar edhe Zyra Kombëtare e Auditimit. Saranda Husaj, auditore e performancës thotë se kontrollet e cilësisë së ajrit në Kosovë nuk janë mbështetur dhe fuqizuar plotësisht nga korniza e nevojshme ligjore, si dhe sistemi i monitorimit dhe raportimit nuk është plotësisht funksional.
“Të dy auditimet kanë konstatuar, midis tjerash, se parametrat e rrezikshëm për shëndetin e njeriut siç janë grimcat e pluhurit PM10 dhe PM2.5, nuk janë raportuar për muaj të tërë, e sidomos gjatë muajve të dimrit, kur këta parametra arrijnë vlera maksimale,” tregon Husaj.
Ndërkohë, ambientalisti Ilazi theks të veçantë në ndotjen e ajrit i vë metodave të ngrohjes me thëngjill, dru e pelet, në mungesë të ngrohjes kolektive dhe moszgjerimit të rrjetit aktual të ngrohjes.
“Duhet parë edhe mundësinë që të ketë edhe pika të tjera qendrore në bazë të së cilave ngrohen qytetarët, munden të kenë mjete tjera alternative të ngrohjes, ku mundet, për shembull, të përdoret gazi natyror ose të shihet ndonjë linjë tjetër e drejtpërdrejtë me termocentralet. Termocentralet ashtu-kështu do i kemi edhe për ca kohë, pas marrëveshjeve të këqija që janë bërë, prandaj mundemi ta optimizojmë atë qasje, për të bërë ngrohje të tjera alternative në qytet”, vlerëson ai.
Aktualisht në gjithë vendin, vetëm Prishtina dhe Gjakova kanë ngrohtore të qytetit.
Përderisa, ndërmarrja publike “Termokos” u ofron ngrohje vetëm 13 mijë konsumatorëve të saj, pjesa më e madhe e ndërtesave kolektive të kryeqytetit nuk janë të lidhur në rrjetin e saj të ngrohjes. Kjo edhe përkundër premtimeve për zgjerim të rrjetit për vite me radhë.
Në një raport të Agjencisë Evropiane të Ambientit, të publikuar në fund të tetorit (2018), e i cili i referohet të dhënave të vitit 2015, thuhet se numri i vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet që lidhen me ajrin e ndotur është 3700. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker