Kosova në kategorinë e femrave është mposhtur në shtëpi nga Sllovenia në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2021 me rezultat 3-0.

Sllovenet i shënuan të dy gola në pjesën e parë, duke e larguar dilemën e fituesit në këtë ndeshje.


Goli i parë erdhi nga Pamela Begic në minutën e 14-të (1-0), kurse epërsinë e dyfishoi Nina Predanic në minutën e 37-të.

89039893 2641402272655148 2173051072917012480 o

Ndërkohë, rezultati përfundimtar 3-0 u vulos nga Ana Milovic në minutat e fundit të takimit.

Kjo ishte ndeshja e pestë e vashave kosovare në grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

88347000 2641402139321828 7606241344385712128 o

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara Kosova zë pozitën e katërt me 6 pikë (2 fitore dhe 3 humbje)./Telegrafi/

telegrafi sport app