LAJMI I FUNDIT:

Kosova mirëpret agjencitë ballkanike të lajmeve, nis sot Asambleja e ABNA-SE

Kosova mirëpret agjencitë ballkanike të lajmeve, nis sot Asambleja e ABNA-SE

Kosova do të mirëpresë agjencitë e lajmeve të 12 shteteve të Ballkanit në Kuvendin e 29-të në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive Ballkanike (ABNA-SEE).

Kjo ngjarje organizohet nga Agjencia e lajmeve KosovaPress ndërsa temë bosht e këtij edicioni do të jetë “Media dhe agjencitë e lajmeve në epokën e post-COVID”.

Hapja do të bëhet ditën e enjte, me fillim në ora 19:00 në hapësirat e jashtme të Muzeut Kombëtar ndërsa do të pasojë ditën e premte me tryezat e organizuara me panele të ndryshme me përfaqësues nga të gjitha agjencitë si dhe me Kuvendin zgjedhor ku do të zgjidhen strukturat e reja.


Gjatë ditëve të qëndrimit, do të ketë edhe një vizitë në disa prej pikave turistike për të treguar për kulturën dhe trashëgiminë e vendit.

Drejtoresha ekzekutive e KosovaPress, Suzana Rakovica, kujtoi kohën kur kishte filluar lobimi për anëtarësim e që pengohej nga vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sipas saj, KosovaPress-it iu deshën tri vite fushatë për t’u anëtarësuar më në fund në vitin 2017 në ABNA ndërsa tashmë synim mbetet anëtarësimi në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA).

“Ka qenë një lobim shumë i gjatë, prej vitit 2014, që ne kemi qenë pjesëmarrës si vëzhgues apo mysafirë. I kemi disa media që janë vëzhgues aty, dhe ku bëhen propozime për me qenë pjesë ose anëtar të rrjetit të ABNA-së. Anëtarësimi ka qenë tepër i vështirë për shkak që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, normal që nuk kanë dashur me qenë Kosova pjesë e ABNA-së, dhe na kanë kundërshtuar tre vite me radhë. E kemi pasur shumë të vështirë për shkak se nuk ka njeh as Serbia, as Bosnja, as Greqia, kështu që e kemi pasur shumë pengesa, sidomos prej Serbisë për me qenë pjesë në këtë organizatë”.

“KosovaPress është duke lobuar për me qenë pjesë e organizatës në Evropë, ku është EANA, ku do të jemi shumë shpejt pjesë e saj”, deklaroi ajo.

Kjo ngjarje ishte planifikuar të mbahej vitin e kaluar por për shkak të situatës me pandeminë ishte shtyrë për këtë vit.

Por, që fatkeqësisht edhe kjo kohë e gjen Kosovën me një situatë më të rënduar duke bërë që numri i pjesëmarrësve të jetë i kufizuar ndërsa edhe aktivitetet të zhvillohen edhe me prezencë fizike, por edhe virtuale.

Gjithsesi, drejtues të 12 agjencive të lajmeve të ABNA-SEE do të jenë të pranishme në Prishtinë prej sot deri të dielën për të diskutuar rreth pandemisë dhe ndikimit që ka pasur ajo në punën e medias. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori