Kosova merr pjesë në Festivalin e Filmit Frankofon në Romë me "Luaneshat e Kodrës"
Kosova bëhet e ditur se do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit Frankofon në Romë.
Vendi ynë pritet të përfaqësohet nga filmi “Luaneshat e Kodrës” i regjisores Luana Bajrami, që tashmë ka fituar shumë çmime ndërkombëtare.
Kjo është njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali në një postim të shpërndarë në faqen e tyre në Facebook.
Postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje): “Kosova merr pjesë në Festivalin e Filmit Frankofon në Romë! Të gjithë ju që gjendeni në Romë do të keni mundësi të shihni filmin kosovar që do të shfaqet gjatë Festivalit të Filmit Frankofon, i cili organizohet nga data 10 - 18 mars 2022. Këtë vit, Kosova do të përfaqësohet nga filmi “Luaneshat e Kodrës” i regjisores Luana Bajrami, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare. Filmi do të shfaqet në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze, me 13 Mars 2022 në ora 18:30 në Institutin Francez Centre Saint – Louis. Hyrja është pa pagesë, ndërsa kërkohet Super Green Pass dhe maskë FPP2”. /Telegrafi/







































