Kosova e ka kryer stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme kundër Rumanisë në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.

Si zakonisht stërvitja zyrtare ka kaluar pa ngarkesë të madhe për futbollistët, por motivi për rezultat pozitiv është maksimal.


E këtë objektiv nuk e ka fshehur as përzgjedhësi Primozh Gliha dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda që ishin në konferencë për shtyp.

kombetarja stervitjabukuresht1  1

Ndeshja Rumani-Kosovë zhvillohet të martën në orën 20:45.

Rumunët aktualisht janë në pozitën e dytë në Grupin I, me 9 pikë, derisa Kosova është në kuotën e 4 pikëve.

kombetarja stervitjabukuresht5  1

Para kësaj përballje të dyja ekipet barazuan si vendase; Rumania kundër Izraelit (1-1), derisa Kosova kundër Zvicrës (2-2). /Telegrafi/

kombetarja stervitjabukuresht3  1

kombetarja stervitjabukuresht6  1

telegrafi sport app