LAJMI I FUNDIT:

Kosova e mbyll me fitore ndaj Moldavisë edicionin e dështuar në Ligën e Kombeve, mbetet në Ligën C

Kosova e mbyll me fitore ndaj Moldavisë edicionin e dështuar në Ligën e Kombeve, mbetet në Ligën C
Kosova (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve në edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe kjo fitore ka bërë që Dardanët të mbesin pjesë e Ligës C.

Dardanët kanë arritur ta mbyllin me fitore ciklin e garave në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, në ndeshjen zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Gjatë intonimit të himneve (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të ekipit të drejtuar nga trajneri Muharrem Sahiri, ku përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.


Goli i vetëm në ketë pjesë erdhi në minutën e 31-të dhe ishte sulmuesi Lirim Kastrati, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas një topi të kthyer nga mbrojtja kundërshtare.

Festa pas golit të Kastratit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në pjesën e parë, Kosova provoi edhe disa herë tjera me Edon Zhegrovën, Valon Berishën dhe Vedat Muriqin, por pa arritur ta tundin rrjetën, ndërsa disa herë u shpëtua nga portieri Samir Ujkani me disa pritje vendimtare.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë thuajse e barabartë, pasi edhe mysafirët tentonin të gjenin golin e barazimit, duke qenë jo rrallëherë të rrezikshëm.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga të dyja ekipet, portat mbeten të paprekura dhe Kosova mori një fitore të madhe 1-0.

Muriqi gjatë një dueli ajror me portierin e Moldavisë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kosova nga minuta e 84-të luajti me një lojtar më pak, pasi Ibrahim Dresevic u ndëshkua me të kuq pasi ndërpreu një aksion të rrezikshëm të moldavëve.

Kosova e mbyll grupin në vendin e tretë me pesë pikë, ndërsa Moldavia e katërta me një pikë. Sllovenia e fitoi grupin me 14 pikë, ndërsa Greqia e dyta me 12 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootballKosovo/status/1329157949059715076

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori