Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar secncën e fundit stërvitore para përballjes së Ligës së Kombeve në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.  

Çdo gjë është e gatshme për sfidën kundër Ishujve Faroe, që Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë nesër (e diel) në stadiumin e qytetit Torshavn, i cili kishte kapacitet afro 6000 shikues .


Bernard Challandes sot (e shtunë) provoi atë që thuhet taktikat dhe skemat e fundit, para kësaj ndeshje që për të dyja skuadrat paraqet rëndësi të veçantë.

Për Ishujt Faroe me rëndësi është fitorja për të i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, ndërsa për Kosovën ka rëndës fitorja për ta forcuar pozitën e liderit në krye të tabelës si dhe për të qenë një hap më afër kualifikimit.

kos

Këtë stërvitje e ndoqën, presidenti i FFK-së Agim Ademi, nën-presidenti Bakir Burri dhe anëtari i KE Mirsad Çollaku si dhe një numër i konsiderueshëm i adhuruesve që kishin ardhur nga shtetet e ndryshme të Evropës, në mesin e tyre edhe Xhelil Musa, një mbështetës i madh e FFK-së.

kos 1

Presidenti Ademi para kamerave të SuperSportit, foli rrugëtimin e Përfaqësueses deri këtu duke thënë se ne do të vazhdojmë të punojmë dhe ky grup i futbollistëve që janë fantastikë, do ta japë maksimumin që ëndrra e nisur për Evropian të bëhet realitet.

"Na gëzon fakti që neve po na ndjekin jo vetëm në Kosovë numër i madh i shikuesve, por po shoh që edhe në këtë vend të largët disa dhjetëra bashkatdhetarë".

kos 3

"Unë besoj në këtë grup dhe rezultatet nuk do të mungojnë", deklaroi Ademi.

Ndryshe, ndeshja ndaj Ishujve Faroe zhvillohet nesër (e diel) me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

kos 2

kos 4

telegrafi sport app