LAJMI I FUNDIT:

Kosova mban stërvitjen e dytë, ende mungojnë dy lojtarë

Kosova mban stërvitjen e dytë, ende mungojnë dy lojtarë

Kosova e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e muajit tetor kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Për dallim nga stërvitja e djeshme e cila u zhvillua në dy grupe të ndara dhe me intensitet më të ulët, sot futbollistët punuan me intensitet të plotë.

Atmosfera në ekip është mjaft e mirë, derisa lojtarët janë shfaqur me humor të mirë gjatë stërvitjes, thuhet në njoftimin e FFK-së.


Gjatë kësaj seance përzgjedhësi Bernard Challandes ka punuar më shumë aspektin tekniko-taktik për ndeshjen kundër Suedisë.

Në stërvitjen e sotme munguan anëtari i Legias, Lirim Kastrati, i cili është duke kryer ekzaminime mjekësore për shkak të lëndimit dhe Bersant Celina, i cili do t’i bashkohet ekipit nga stërvitje e nesërme.

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 12:00 në Kompleksin e FFK-së në Hajvali.

Kosova do të luajë ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë, dy ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori