LAJMI I FUNDIT:

Kosova kritikon Shqipërinë për Samitin e Diasporës

Kosova kritikon Shqipërinë për Samitin e Diasporës

Kosova shpërthen në kritika ndaj Shqipërisë për Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë.

Përfaqësuesi i Prishtinës zyrtare, zv/ministri i Kulturës Rexhep Hoti, tha se qeveria shqiptare ka përjashtuar Diasporën e Kosovës nga ky aktivitet.

Numri dy i kulturës së Kosovës e cilësoi samitin ambicie politike të kryeministrit Edi Rama. Zv/ministri Hoti vijoi kritikat edhe për bashkëpunimin në fushën e kulturës mes dy shteteve. Ai u shpreh se Kosova ka propozuar krijimin e një ministrie të përbashkët të  kulturës.


Ministria shqiptare e kulturës nuk ka komentuar deklaratat e zv/Ministrit te Kosovës.

Mirela Kumbaro ftoi shqiptaret e Diasporës të bëhen pjesë e projekteve për zhvillimin e zonave turistike.

Në panelet e ndryshme te Samitit kanë marrë pjesë edhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, të ftuar e pjesëmarrës nga Diaspora si dhe kreu i bashkësië së Tiranës.

Erion Veliaj ftoi përfaqësuesit e Diasporës të investojnë në kryeqytet. Bashkia e Tiranës po krijon lehtësira për investimet e huaja, si dhe zona të lira ekonomike, një prej tyre në Kashar.

Në Samitin treditor te Diasporës marrin pjesë rreth 800 të ftuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori